Tragjedia e 2-fishtë te “Koço Glozheni”.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi tragjedinë e dyfishtë në maternitetin “Koço Glozheni”, ku mbetën të vdekura nëna bashkë me foshnjën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në pavionin...

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi tragjedinë e dyfishtë në maternitetin “Koço Glozheni”, ku mbetën të vdekura nëna bashkë me foshnjën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në pavionin 112 të urgjencës, ku ka pasur një konflikt. Uniformat blu kanë njoftuar se familjarët e viktimave kanë shkaktuar dëme në pavion, duke thyer derën dhe xhamat, pasi kanë mësuar të vërtetën.

Ja njoftimi i plotë:

Rreth orës 06:00, mjekët e Spitalit “Koço Glozheni”, kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavionin e urgjencës.

Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit kanë konstatuar derën e pavionit të dëmtuar si dhe xhamat.

Gjithashtu mjekët kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavion.

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes shërbimet kanë ftuar shtetasin F. O. (i vëllai) që të kalonte me to në komisariat për një deklarat.

Rreth orës 07:00 kanë njoftuar mjekët e spitalit se ka vdekur shtetasja Aida Koçi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.
Menjëherë është bërë e mundur që shtetasi F. O. të kalojë te spitali.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka tërhequr rregjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qënë në punë.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kategori
KryesoreLajmet e FunditShëndetësiaVendi

TË NGJASHME