Të mendosh ndryshe? nga Nevila Xhindi

Jo në Shqipëri! As dje dhe as sot, ndërsa e nesërmja duket së do lind në muzg! Në memorie e respekt të atyre burrave të mençur, në respekt e...

Jo në Shqipëri! As dje dhe as sot, ndërsa e nesërmja duket së do lind në muzg!
Në memorie e respekt të atyre burrave të mençur, në respekt e për mos harresë të një dite të trishtë, vendimtare për Shqipërinë atëherë, edhe sot pas 70 viteve.
Aktakuza :
“Rrëzimi me forcë i pushtetit popullor”! “…Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik shqiptar…” dënohen: Me vdekje me pushkatim!
Kush:
“Grupi i deputetëve”,
Ishin opozita që lindi, mendimi ndryshe në Shqipërinë e diellit komunist që po lindte;
Ishin intelektualë, liberalë, të diplomuar në universitetet e Perëndimit;
Ishin deputetë të Parlamentit shqiptar disa prej tyre, të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik;
Ishin inciatore për të ndalur revanshin komunist;
Ishin iniciatorë për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste;
Ishin kundër shtetit diktatorial të Enver Hoxhës;
…dhe Sigurimi i Shtetit ishte në dijeni …ndaj duhej vepruar shpejt e pa humbur kokë nga koha e kuqe!
Ato ishin 40 zemra e mendje të hapura, emra të spikatur, zëra të kthjellët në mes të një rrëmuje të kuqe që kish hedhur rrënjë në këtë vend të trishtë shekullor.
Pas një muaj gjyq, deri në momentet e fundit mendjet e hapura nuk i kishin humbur shpresat për falje nga ish-kolegët e tyre parlamentarë. Po…shpresë e kotë, që vdes e fundit! Ashtu si vetëm komunistat dijnë të bëjnë: I refuzuan lutjet e tyre për të jetuar.
Ekzekutimi…
16 të ekzekutuar me vdekje…në një listë me 40 emra dënime! Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, në orët e para të mëngjesit të 10 tetorit 1947, skuadra e pushkatimit do t’i merrte për t’i çuar në zonën e Malit me Gropa, ku do të ekzekutoheshin.
U qoftë I lehtë dheu!
Kujtesë për mosharresë!

Kategori
Opinion

TË NGJASHME