Të jesh i djathtë! nga Agron Tufa

Të jesh i djathtë, do të thotë të pranosh se ka Zot, se Ai është Krijuesi i Gjithçkaje dhe i njeriut; që Ai e ka krijuar edhe Majmunin, përfshij...

Të jesh i djathtë, do të thotë të pranosh se ka Zot, se Ai është Krijuesi i Gjithçkaje dhe i njeriut; që Ai e ka krijuar edhe Majmunin, përfshij dhe atë Majmun, që dofarë e njohin për Stërgjysh;
Të jesh i djathtë do të thotë të nderosh të vdekurit, të parët e tu, prindërit dhe familjen.
Të jesh i djathtë do të thotë, që Atdheun ta shohësh si vijim dhe zgjerim të familjes;
Të jesh i djathtë do të thotë, t’i duash trojet e tua, kopshtin tënd dhe pronën e vënë me djersë prej paraardhësve të tu dhe prej teje;
Të jesh i djathtë do të thotë, t’i hapësh vetes mundësitë për të shfrytëzuar të gjitha dhuntitë që të ka falë Zoti dhe që suksesi yt individual, të mbështetet në etikën njerëzore, pa i hy kujt në hak;
Të jesh i djathtë do të thotë, të duash dhe mbrosh traditën si vlerë të identitetit tënd e të kombit tënd;
Të jesh i djathtë do të thotë të çmosh në kult privatësinë dhe ta administrosh pa frikë, pa asnjë ndërhyrje e presion – lirinë tënde, të ndjehesh e të veprosh si i lirë, të marrësh vendime lirisht sipas ndërgjegjes tënde dhe të bësh lirisht zgjedhjen tënde;
Të jesh i djathtë do të thotë se brenda teje ka aq dashuri, sakrificë e mëshire, të cilat, në akord me frymëzimin tënd të brendshëm hyjnor je gati t’ia ofrosh të afërmit dhe njeriut në nevojë, të bashkëpjesëtosh gjithçka me fatkeqët, jo si solidaritet ateist komunist, por si shpirt i tejndjeshëm me praninë e Zotit.
Të jesh i djathtë do të thotë të dish ta bësh çdo herë zgjedhjen estetike dhe etike midis së Mirës dhe së Keqes, edhe kur dallimi midis tyre është i vështirë: zgjedhja e saktë bëhet edhe instinktivisht .
Të jesh i djathtë do të thotë, që higjiena e ndërgjegjes tënde nuk mundtë jetë aq e ndotur, sa të të shtyjë të votosh për Partinë Socialiste apo LSI. Ky do të ishte degradim dhe mëkat i pashlyeshëm për të gjitha cilësitë e një të djathti, që përmendëm më sipër.
Të djathtët e vërtetë, me një bosht vlerash të tilla, të pandryshueshme që nga antikiteti e deri më sot, votojnë të gjithë alternativën e djathtë dhe jo trashëgimtarët e komunizmit dhe Enver Hoxhës!

Kategori
Mendimi Konservator

TË NGJASHME