Start Up 2017, si të përfitoni fonde për biznesin tuaj të ri

Ideja jote për Biznes është një program që shndërron ide të mëdha në biznese të mëdha. Përmes një tradite të përvitshme, ky program ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një...

Ideja jote për Biznes është një program që shndërron ide të mëdha në biznese të mëdha. Përmes një tradite të përvitshme, ky program ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një ide biznesi të ndërtojnë një biznes të mirëfilltë. Në edicionin e tij të dytë programi vjen me fokus ndaj ideve StartUp.
Në kuadrin e përgjegjësisë sociale që Grupi Balfin ka ndaj shoqërisë Shqiptare, synon të mbështesë të rinj e të reja, njerëz me ide, të cilët janë të gatshëm të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të jenë të suksesshëm.

BALFIN është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industrial, shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm, energji dhe agrikulturë.

Grupi Balfin është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende.

Programi “Ideja jote për Biznes” është projektuar për një qëllim – për të kontribuar në ekonominë e vendit e për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale.

Për të arritur qëllimin e tij, programi identifikon sipërmarrësit me idetë më premtuese përmes një procesi konkurues, duke ofruar shpërblime për fituesit dhe ndihmë intensive follow-up.

Nëse ju keni një ide dhe dëshironi ta ktheni atë në një biznes fitimprurës, programi “Idjea jote për Biznes” mund t’ju ndihmojë.
Nëse kërkoni t’i jepni jetë projektit tuaj, si dhe të ndërtoni një strategji biznesi, kjo është mënyra më e mirë për ta arritur këtë gjë.

Aplikoni për tu bërë pjesë e këtij programi dhe shfrytëzoni shansin për t’ja prezantuar idenë tuaj Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në Shqipëri.

Duke marrë pjesë në programin “Ideja jote për Biznes” ju përfitoni:

  • Çmim monetar për të nisur biznesin tuaj
  • Mbështetje profesionale në realizimin e ideve tuaja

 

Kategori
Ekonomi

TË NGJASHME