Skandali: 83% e mbetjeve shqiptare nuk riciklohen, pse duhet importi i të tjerave?!

Nga Artur Zheji Kjo qeveri po shpenzon dhjetëra milion euro, për fasada dhe infrastrukturë, përse nuk investon në mbledhjen e mbetjeve shqiptare dhe të shpëtojë nga falimentimi, industrinë e...

Nga Artur Zheji

Kjo qeveri po shpenzon dhjetëra milion euro, për fasada dhe infrastrukturë, përse nuk investon në mbledhjen e mbetjeve shqiptare dhe të shpëtojë nga falimentimi, industrinë e riciklimet?

Financiarisht, ekziston një rrezik që duhet marrë parasysh, rreziku i tregut, sepse tregu është i pakontrollueshëm nga qeveria dhe shteti dhe do të priret të sjellë sa më shumë mbetje dhe plehra me cmim sa më të lirë!

Të gjitha avantazhet e përmendura në relacionin e projekt ligjit, lidhur me rrjetin e eksporteve dhe të vendeve të punës rrezikohen nëse ricikluesit nuk kanë kontrata solide me kompanitë që blejnë produktet e tyre.

Deri më tani nga të dhënat rezulton se në Shqipëri gjenerohen 387,728,650 kg mbetje në vit, nga të cilat vetëm 17% e tyre riciklohet. Dhe ky është një realcion zyrtar, i qeverisë shqiptare.

Kjo tregon që 83% e mbetjeve është ende në treg i paprekur nga kompanitë e riciklimit. Çfarë nevoje ka pra Qeveria Rama, të përkushtohet për të miratuar ligjin e rrezikshëm të Plehrave, kur 83% e lëndës së parë ndodhet në Shqipëri?

Dhe Shqipëria pastrohet, si vend pisanjos që ka mbetur, por me prirje të mrekullueshme turistike, ku pastërtia është parakusht i një turizmi të shëndetshëm! Por dukshëm kryeministri, që na akuzon ne analistëve dhe mediat që jemi të painformuar, duket se, në rastin më të mirë, është ai vetë i painformuar.

Ose, në rastin më të keq, gjë që më vjen keq ta besoj, kryeministri akuzonjës, mbetet llogjikisht i pandehur fajtor, i vetëdijshëm përmes këtij ligji, do të kemi një përmbytje të rrezikshme plehrash. Madje përmes fallsifikimeve të njohura të letrave doganore, do të inkurajohej edhe depërtimi i mbetjeve të rrezikshme radioaktive dhe kimike, kancerogjene dhe me pasoja katastrofike për ambientin e shqiptarëve. 360gradë.al

Kategori
Energjia & MjedisiKryesoreLajmet e FunditVendi

TË NGJASHME