Shfaqen ambasadorët e SHBA dhe BE menjëherë pas pezullimit të Vettingut

Megjithëse të heshtur dhe të padukshëm për disa javë ose edhe muaj, ambasadori i SHBA dhe ambasadori i BE u shfaqen sot menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin për...

Megjithëse të heshtur dhe të padukshëm për disa javë ose edhe muaj, ambasadori i SHBA dhe ambasadori i BE u shfaqen sot menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin për Vettingun. Prrej disa kohe mediat dhe shoqëria civile “kërkuan” ku janë ambasadorët në situatat e reja të krijuara pas skandaleve me prodhimin dhe trafikimin e drogës, etj.

Gjykta Kushtetuese, në seaancën e sotme,  e gjeti të drejtë vullnetin e Opozitës, e cila e kundërshtoi Ligjin në publik, nuk e votoi në Kuvend dhe e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese me arsyetimin për “mospërputhje me Kushtetutën e republikës”.

Gjykata Kushtetuese e pezulloi Ligjin dhe vendosi ta dërgojë për konsulencë në “Komisionin e Venecias”.

SHBA dhe BE , përmes ambasadave në tiranë, thanë se “respektojnë autoritetin” e Gjykatës Kushtetuese dhe bëjnë thirrje që të bëhet sa më shpejt referimi në Komisionin e Venecias me qëllim që “të shmangen vonesat”.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vettingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias. Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.

Pezullimi i ligjit të Vettingut ndalon përkohësisht procesin e reformës në drejtësi.

/Veritas.com.al/

Kategori
DrejtësiaKryesoreLajmet e FunditVendi

TË NGJASHME