Samiti në Podgoricë, Pence: E ardhmja Ballkanit në Perëndim

Këtë të mërkurë në Podgoricë të Malit të Zi u zhvillua samitit i Kartës së Atlantikut  ku ishin të pranishëm zv, presidenti amerikan Mike Pence dhe liderët e  rajoni...
(AP Photo/Risto Bozovic)

Këtë të mërkurë në Podgoricë të Malit të Zi u zhvillua samitit i Kartës së Atlantikut  ku ishin të pranishëm zv, presidenti amerikan Mike Pence dhe liderët e  rajoni përfshirë edhe kryeministrin  Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij zv presidneti amerikan Mike Pence siguroi vendet e Ballkanit për mbështetjen e SHBA  duke u shprehur se e ardhmja e Ballkanit është  Perendimi dhe se Donald Trump i ka kërkuar Rusisë që të qëndrojë larg rajonit.

Pence  u kërkoi liderëve të Ballkanit  të abshkëpunojnë, të forcojnë ekonomit, të  luftojnë korrupsionin, të dnërtojnë qeveri të besueshme dhe të përgjegjeshme.
Ai u ndal edhe tek lufta ndaj terrorzimit, duke e konsideruar këtë të fundit një kërcënim që në prek të gjithëve. Në fjalën e tij ai falenderoi Shqipërinë, Kosovën . Malin e Zi në mbështetjen që po japin në luftën kundër terrorizmit

“Më ka dërguar Trump për të përcjellë angazhimin e veçantë për Ballkanin Perëndimor. Trump do të qëndrojë me ju ndërsa ndiqni të ardhmen tuaj evropiane, SHBA ju mbështet, se cdo rrugë do forcojë Evropën.

Me Trump politika e SHBA do të jetë prosperiteti i Amerikës në fillim, por Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetme, lidhja SHBA-Evropë do të jetë jetike, ne jemi më të fortë se bashku sesa të ndarë. Kam besim në suksesin dhe fortësinë tuaj, kam besim në prospretiten dhe këtij rajoni. Jeni  ju ata që duhet të evndosni të ardhmen tuaj, Ju kërkojmë të bashkëpunoni forconi ekonomitë, luftoni korrupsionin, ndërtoni qeveri të besueshme e të përgjegjshme, rrisni besimin te njerëzit, detyra juaj kërkon kurajë

Me kurajon e popullit tuaj, me forcën tuaj me mbështetjen tonë e ardhmja e rajonit është me e ndritshme se kurrë.

Terrorizmi është një kërcënim që ka prekur të gjthë botën. SHBA i është mirënjohës Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi që kanë ndihmuar në luftën kundër ISIS, Duhet të jemi vigjilent  ndaj këtj kërcënimi.

Rusia po ashtu  ka punuar për të destabilizuar demokracinë dhe të shtoj ndeikimn e saj. Por Trump i ka kërkuar Rusisë të qëndrojë larg rajoni” u shpreh Mike Pence dhe sic pritej ai i dërgoi një mesazh të qartë Moskës duke treguar se SHBA  nuk e ka harruar vëmendjen e saj ndaj Ballkanit.

Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Pas samitit, është paralajmëruar që zëvendëspresidenti Pence do t’i takojë edhe liderët e vendeve të rajonit.

Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s./www.time.ikub.al

TË NGJASHME