Reagimi zyrtar i PD-së për dy votat e opozitës në favor të Ruçit!

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së ka komentuar zgjedhjen e Ruçit në krye të Parlamentit me 80 vota “pro”, 2 prej të cilave nga opozita e djathtë. “Kurdisja e...

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së ka komentuar zgjedhjen e Ruçit në krye të Parlamentit me 80 vota “pro”, 2 prej të cilave nga opozita e djathtë.

“Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet”, shprehet Grida Duma.

“Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj”, vijon ajo.

Kategori
Vendi

TË NGJASHME