Rama shan gazetarët: Jeni të paditur, kazan, lexoni, thirrini mendjes…

Depresioni që e kaploi në seancë në momentin që opozita e bashkuar braktisi sallën e parlamentit pikërisht që nisi të lexonte fjalimin e gjatë, agravoi edhe më shumë jashtë...

Depresioni që e kaploi në seancë në momentin që opozita e bashkuar braktisi sallën e parlamentit pikërisht që nisi të lexonte fjalimin e gjatë, agravoi edhe më shumë jashtë sallës përpara gazetarëve.

Në vend që tju përgjigjej pyetjeve ai ka lëshuar një lum ofendimesh dhe akuzash ndaj reporterëve që mbulojnë Kuvendin. Situata ka qenë sa dramatike dhe po aq qesharake.

Rama gati është kërleshur me gazetarët e politikës, duke i fyer si thashethemexhinj, të paditur etj… Çdo pyetje konkrete të gazetarëve Rama u është përgjigjur vetëm me arrogancë dhe fyerje ndaj reporterëve dhe medieve në përgjithësi. Madje edhe i ka kërcënuar, duke ju thënë ti thërrasin mendjes.

‘Turp të ju vijë juve se ende nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Turp të ju vijë ju për këto pyetje të tilla.

Turp të ju vijë ju që ende nuk e keni kuptuar se imuniteti i deputetit është pikërisht për këto ditë, kur akuzat kërcasin si në ‘haradost’,’ tha Edi Rama pas një pyetje të bërë nga gazetarët nëse mazhoranca kishte marrë vendimin e duhur për të mbrojtur Saimir Tahirin.

Jeni i bindur që keni marrë vendimin e duhur?

Turp të ju vijë për të gjithë ju dhe ata si ju ende nuk e kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni tronditni miletin me këto pyetje pa pikë sensi. Nuk e keni kuptuar se jemi sot në kushte thjesht të qartë për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta para se të kuturistet  tu tregojë të tjerëve duke abuzuar me pozicionin e ndërmjetësit me opinion e publik se për çfarë bëhet fjalë.

E keni marrë vesh këtë? Nuk e keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni se jeni pjesë e këtij problemi në tërësi që ka Shqipëria dhe ku akuzat kërcasin si në ‘horodos’. Jemi për të mbrojtur jo një deputet për ligjin Kushtetutën e Shqipërisë dhe drejtësinë. Kush prej jush do të pranonte që pronari ta çonte në burg se me idenë se ndokush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon e ke çuar në shtëpi. Nuk keni si ta kuptoni ju këtë që as nuk lexoni, as thelloheshi dhe as dëgjoni ato që thuhet. Nëse do të ishte kështu ca është kuvendi i Shqipërisë, një studio noteri, që vjen të vulosësh një certifikatë? Çfarë është komisioni i mandateve një tufë që tundet sipas muzikës që i afron prokuroria? Për çfarë janë kuvendi, komisioni i mandateve? Këtu bëhet fjalë për një gjë shumë ekstreme, arrestin me burg.

Me ju e kam thjesht ta anashkaloj, por me ata që tundin kokën në katundet e klubit mediatike. Le të shkojë njëherë në burg tjetri, pse ca ka?! Në gjyqtar nuk kthehet as ministri dhe askush./Syri.net

TË NGJASHME