Rama po rrëshqet drejt një fundi të ngjashëm me ate te Noriegës…

Interviste per Telegraf nga Jakup Gjocaj.   1. Prof. Islami. Jo rastësi, kryeministri Rama cilësoi “zhurmë kënetore politike” investigimin e Zëri të Amerikës për koncensionet e inceneratorëve. Si mundet...

Interviste per Telegraf nga Jakup Gjocaj.

 

1. Prof. Islami. Jo rastësi, kryeministri Rama cilësoi “zhurmë kënetore politike” investigimin e Zëri të Amerikës për koncensionet e inceneratorëve. Si mundet që Rama sërish të sulmojë median më prestigjoze ndërkombëtare? Kë provokon dhe Përse?
Kastriot Islami: Rama është friksuar se ka kuptuar që gradualisht po futet në rrugën e të ngjashmëve të tij paraardhës, drejtuesve autoritarë e të korruptuar, dhe të lidhur me krimin e trafiqet. Ndoshta të ngjashme me fundin e Noriegës apo ndonjë personazhi tjetër famëkeq nga Amerika e Jugut, Afrika e Veriut apo Azia e largët. Sulmi i Ramës ndaj SHBA është arrogancë tipike e një drejtuesi autoritar e të pasuruar nga korrupsioni e lidhjet me krimin e trafiqet, i cili nga njëra anë është i friksuar se e ndjen që po i afrohet fundi dhe nga ana tjetër reagon me arrogancë për ti treguar klienetelës së tij se as SHBA nuk ka cfarë ti bëjë. Kjo është shënjë e fillimit të fundit të tij. Sot për më tepër për ti bërë karshillëk Zërit të Amerikës ka shkuar te Plehrat dhe ka kakarisur si gjeli majë plehut.
2. Kryeministri Rama nuk e do hapjen e negociatave, sepse natyrisht do të ketë nga afër monitorimin e BE për kryerjen e Reformave. A provokon pikërisht “JO”-në e udhëheqësve të Gjermaninë, Francës dhe HOLLANDËS, kur ironizon publikisht spekticizmin e tyre ndaj Shqipërisë?
Kastriot Islami: Rama ka bërë dhe bën gjithcka vetëm e vetëm për pushtet personal. Gjithcka tjetër që thotë është gënjeshtër, demagogji, mashtrim. Rama gjykon se integrimi i vëndit është pengesë e madhe për forcimin pa kufi të pushtetit të tij personal dhe pasurimin e tij të paligjshëm. Prandaj Rama as e do dhe as punon realisht për integrimin e vëndit, apo më saktë në këto momente për hapjen e negociatave. Rama nuk e can kokën për integrimin vëndit në BE. Rama i ndodhur përballë vendimarrjes së BE për mos hapjen e negociatave, ndjehet në thelb shumë i lumtur që dëshira e tij anti-integrim është realizuar por ndërkohë përpiqet që të maskojë gëzimin e tij duke ja hedhur fajin të tjerëve për këtë vendim të vëndeve të BE. Në shumicën e rasteve fajin ja hedh opozitës. Jo rrallë edhe forcave ekstremiste/skeptike në Europë. Disa herë edhe “deputetëve europianë të painformuar”, gjermanë apo hollandezë apo disa të tjerëve të furnizuar me “baltë” nga opozita shqiptare.
3. Mosvotimi Rezolutës për hapjen e negociata nga Opozita dje në Parlament, a mund të çoj mesazh në BE se është Opozita ajo që pengon përpjekjet e Shqipërisë, sepse nuk është palë bashkëpunimi Me qeverinë?
Kastriot Islami:Liderat e BE e kanë të qartë se pengesa e vetme dhe kryesore për një vendim të BE kundës hapjes së negociatave me Shqipërinë është Edi Rama dhe qeveria e tij. Opozita nuk ka forcë as për të penguar hapjen e negociatave dhe as për ndryshuar vendimin e BE, ndonëse ka bërë përpjekje maksimale për të bindur aleatët e saj të djathtë në Europë që të merret një vendim PRO hapjes së negociatave. Rama duke miratuar një rezolutë njëanshmërisht, pra pa opozitën, për shkak të mediokritetit dhe ligësisë ndonëse gjithcka e bëri për të akuzuar opozitën, i nguli edhe një thikë tjetër pas shpine cështjes së integrimit. Gjermania, Franca, Hollanda e kanë të qartë se këtë thikë pas shpine e ka ngulur Edi Rama, sepse ata prisnin një deklaratë të përbashkët mes maxhorancës dhe opozitës ku do të lexonin dicka edhe për “cështjen Xhafaj”, por Rama nuk e lejoi një gjë të tillë. Prandaj e kanë kuptuar qartë këtë hile apo lojë tinzare të Ramës për të miratuar njëanshmërisht një rezolutë të zbukuruar nga maxhoranca e cila nuk paraqet realitetin që njohin ata dhe që përjetojnë shqiptarët. Rama me këtë rezolutë të njëanshme kërkoi edhe një herë ti mashtrojë gjermanët, francezët e hollandezët, duke menduar se kështu do të bënte përgjegjëse opozitën. Por gjermanët, francezët dhe hollandezët e kanë marrë tashmë vendimin duke bërë përgjegjës vetëm Ramën. Kjo ndoshta e detyroi dje deputetin Krichbaum të reagonte për ti dërguar një mesazh të qartë Ramës se e kishte kuptuar lojën e tij tinzare por mbi të gjitha për tja bërë të qartë të gjithë shqiptarëve se Rama e ka të qartë vendimin e moshapjes së negociatave dhe arsyet për një vendim të tillë nga Gjermania që lidhen vetëm me Ramën dhe askënd tjetër.
4. A është Koha e Përshtatshme Politike për Protesta massive, për bllokim të Parlamentit Nga Opozita, pikërisht disa ditë para se Këshilli i BE të marrē vendim për hapjen e negociatave që PD të mos mbështesë qeverinë për integrimin, siç bën edhe Opozita në Maqedoni, për çështjen e Integrimit?
Kastriot Islami: Koha për të thënë të Vërtetën dhe për të mos fshehur apo maskuar atë është në cdo kohë. Opozita vetëm mbështet ndjenjën popullore ndaj keqqeverisjes, ndjenjë që është shndërruar në protestë dhe nëse nuk do të gjente mbështetjen apo nuk do të udhëhiqej nga opozita, herët e vonë do të shpërthente në formë revolte. Këtë të Vërtetë opozita nuk mund ta anashkalojë sepse qytetarët dëshërojnë të protestojnë nga që përjetojnë një realitet shumë të rëndë dhe janë të pashpresë për të ardhmen e fëmijve të tyre.
E Vërteta nuk e pengon Integrimin, sepse integrimin e pengojnë dy arsye të tjera të forta. Mungesa e dëshirës së Ramës për të integruar vëndin në BE nga frika se do të zbulohen e ndëshkohen të gjithë bëmat dhe pasuritë e tij të paligjshme. Dhe të gjithë veprimet qeverisëse të Ramës që rezultojnë kundër integrimit. Me demagogi dhe gënjeshtra Rama e ka tashmë të pamundur të mashtrojë ndërkombëtarët, madje është kthyer i bezdishëm për ta me barcaletat bajate apo batutat mediokre. Për më tepër që të Vërtetën mbi realitetin shqiptar nuk e përjetojnë vetëm shqiptarët por e njohin me saktësi të lartë edhe ndërkombëtarët. Nëse edhe opozita do të bëhej palë në fshehjen e të VËRTETËS atëhere ajo nuk do të mund të ekzistonte më dhe do të kthehej në shtojcë të neveritshme të pushtetit korruptiv e kriminal të Ramës. Thënë ndryshe një opozitë që nuk udhëhiqet nga e Vërteta do të pushonte së ekzistuari. Dhe në këtë rast qytetarët e pashpresë dhe të paudhëhequr nga opozita ose do të emigronin ose do të shpërthenin në revoltë të pakontrollueshme. Këtë e dinë edhe Gjermania, Franca, Hollanda e tjerë të cilat në mënyrë figurative mund të thuhet se “grisën” raportin e shkruar nga Mogherini për “suksese imagjinare të Ramës” duke i përplasur në sy Ramës vlerësimet e tyre realiste dhe të sakta për gjithcka ndodh në Shqipëri.
5. A nuk do të jetë më mirë Edhe politikisht për Opozitën, Hapja e negociatave, sepse kështu qeverisja e Ramës do të ketë më shumë mbikqyrje politike nga BE? Pse Opozita nuk zgjodhi Kohën pas qershorit të bënte këto denoncime ndaj Xhafës dhe, pasi merrej OK hapja e negociatave, të kërkohet zgjedhje e parakohshme që qeveri e re të jetë ajo që të vazhdojë procesin e Anëtarësimin?
Kastriot Islami: Pyetje shumë e saktë që mesa kuptohet e ka edhe një pjesë të përgjigjes brënda saj. Të gjithë bëmat dhe gjëmat e Ramës e kanë shtyrë opozitën nga njëra të mbështesë të gjithë veprimet qytetare mbi të Vërtetën dhe nga ana tjetër të kërkojë me insistim hapjen e negociatave. Ndonëse disa njerzve, kërkesa e opozitës për hapjen e negociatave, iu duket e cuditshme dhe demagogjike në situatën e tmerrshme që ndodhet Shqipëria e përjetojnë shqiptarët, opozita kërkon hapjen e negociatave. Shumë vetave ju duket naïve dhe paradoksale kjo kërkesë. Po kërkesa e saj është e saktë dhe shumë e mirëmenduar. Opozita kërkon me insistim hapjen e negociatave për të monitoruar Edi Ramën. Pra thënë ndryshe, opozita përmes hapjes së negociatave gjykon se mund të vendosë nën darën e hekurt dhe nën presionin ndërkombëtar qeverinë e korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet. Opozita vlerëson se kjo do të mund të ishte “rruga e vetme e butë” për të larguar nga pushteti një rregjim oligarkik e të inkriminuar dhe për të shmangur në këtë mënyrë largimin e tij përmes shpërthimit të revoltave popullore.
6. Cili do të jetë përfitimi politik i PD-së Nëse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë?
Kastriot Islami: Opozita ka përfitime vetëm nëse hapen negociatat sepse përndryshe rruga dhe beteja për cmontimin e kësaj bande në pushtet do të vështirësohej maksimalisht. Ka vetëm një shpresë nëse në rastin e moshapjes së negociatave opozita të kishte mbështetjen e fuqishme të partnerve ndërkombëtare për të cmontuar bandën e rrezikshme të Rilindjes. Rama me kapjen e shtetit, me lidhjet me krimin, marrëdhëniet e ngushta me trafikantët e familjet mafioze nuk garanton më as stabilitet dhe as siguri as për Shqipërinë e as për rajonin, se për demokraci as që nuk është bërë fjalë që në minutën e parë kur Rama e mori pushtetin me 20 deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale e 25 oligarkë dhe kërcënoi opozitën me deklaratën “Nuk keni parë gjë akoma!” Me moshapjen e negociatave, sado që Rama do të përpiqet tja hedhë fajin të tjerëve, për cdo shqiptar do ta ketë e qartë se vendimi i BE është marrë për shkak të keqqeverisjes së Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin e trafikantët. Askush nuk e beson tezën qesharake dhe mediokre të Ramës se opozita duke artikuluar të Vërtetën (që për Ramën është e barabartë me Baltën) apo duke protestuar për të Vërtetën po pengon hapjen e negociatave, aq më tepër që Rama e ka dëgjuar drejtpërdrejtë nga Merkel dhe Makron tashmë vendimin fatkeq për shqiptarët. Por i friksuar nga drejtimi i gishtit të shqiptarëve vetëm ndaj tij, si përgjegjës për moshapjen e negociatave, që për shqiptarët është e barabartë me heqjen e mundesisë për të jetuar e punuar, apo studiuar apo u mjekuar në Europë, po përpiqet me akrobacitë e zakonshme dhe shfaqjet prej kllouni të fajësojë opozitën, gjermanët e hollandezët, apo edhe deri Zërin e Amerikës. Frika i është shtuar në ekstrem që për bëmat e tij nuk do të ketë më mundësi të sigurojë heshtjen e ambsadorit Lu apo ambasadores Vllahutin që në fund të muajit largohen e zëvëndësohen nga persona të tjerë që do të jenë më siguri shumë kritikë ndaj cdo marrëzie të tij.
7. Po Nëse BE-ja hap negociatat a nuk do të jetë ky vendim politik I BE një vlerësim pozitiv ndaj reformave të qeverisë Rama?
Kastriot Islami: Fatkeqësisht Gjermania, Franca, Hollanda, duke artikukuar të Vërtetën e hidhur për shqiptarët se qeveria Rama nuk i ka realizuar detyrat e shtëpisë në një mënyrë apo tjetër e kanë “grisur “ raportin e sukseseve imagjinare të Ramës, të hartuar nga Mogherini and Co. Merkel e Makron, por edhe depuetët gjermanë e ato hollandezë ja kanë bërë të qartë Ramës vendimin e tyre, qoftë gjatë takimeve kokë më kokë qoftë përmes fjalimeve të tyre publike në Samitin e Sofjes. Vendimi duket se është marrë dhe Rama mesa kuptohet e ka të qartë. Kjo mesa duket e ka shtyrë Ramën te nisë bredhjet prej kllouni për tja faturuar arsyet që kanë cuar në këtë vendim, baltës së opozitës, ekstremizimit të disa forcave politike në Hollandë, mungesës së informacionit apo dashamirsisë nga ana ndonjë deputet gjerman.
8. Kryeministri Rama mundohet të justifikohet se çështja “Xhafaj” nuk është analoge me çështjen “Tahiri”, sepse Fatmir Xhafën e duan për ministër SHBA dhe BE. Ju, si diplomat, mund të thoni, cili mund të jetë perceptimi i udhëheqësve të BE për përgjegjësitë politike të ministrit Xhafaj për vëllanë?
Kastriot Islami: Edhe Tahiri edhe Xhafaj kanë qënë dhe janë në anijen e Ramës, anije e cila po mbytet. Partnerët tanë janë vende më shumë tradita e eksperiencë, drejtohen nga njerëz me aftësi e merita dhe zotërojnë mekanizma të sprovuar për të vlerësuar të Vërtetën dhe për të bërë dallimin mes të Vërtetës dhe Mashtrimit; këto shërbejnë për të kuptuar se as Rama, as Tahiri dhe as Xhafaj nuk mund tjua hedhin atyre apo ti mashtrojnë ata. Në shumë raste ata përcaktojnë objektiva prioritarë dhe nuk kujdesen për elementët anësorë dhe pasi arrijnë objektivin kryesor ata veprojnë duke elemenuar edhe efektet kolaterale. Për shëmbull. Tahirin e kanë përgjuar autoritet italiane duke filluar nga dhjetori 2013, pra tre muaj pasi Tahiri ishte ulur në karriken e ministrit të brëndshëm dhe mendonte se ishte ministri më tërheqës e më “simpatiku” për ndërkombëtarët. Pra ata e kanë pasur të qartë se cfarë përfaqsonte ministri i brëndshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, me kë ishte i lidhur ai dhe me cfarë merrej krahu i djathtë i Edi Ramës e personi më i “suksesshëm” në qeveri i cilësuar nga Rama. Personi që arriti, ndërkohë që diheshin të gjithë këto bëma, të futej në zyrën ovale e të shtërngonte duart me Presidentin Obama. Kjo e vërtetë për Tahirin u bë publike nga ndërkombëtarët vetëm pas 4 vjetësh, pra në momentin e duhur apo më saktë kur e panë ata të arsyeshme. Dhe kjo jo se nuk dihej apo se me mashtrimet e tij Rama apo Tahiri i kishin hedhur hi syve atyre, por sepse në ato momente ata kishin proritete të tjera dhe nuk mund të konsumonin energji me Tahirin që ishte një pengesë minore për arritjen e objektivit të tyre. Dhe e bënë goditjen pikërisht në momentin e duhur.
9. Po për Xhafajn si shpjegohet që e duan edhe SHBA edhe BE…?
Kastriot Islami: Kjo që ka ndodhur me Tahirin do të ndodhë shumë shpejt edhe me Xhafajn. Ata e kanë të skanuar të gjithë veprimtarinë e Xhafajt, pra viteve ’90 e sidomos pas viteve ’90. Shqiptarët naivë kanë krijuar perceptimin iluzor se Xhafaj ka mbështetje perëndimore sepse SHBA e BE kishin një proritet tjetër, reformën në drejtësi dhe ju duhej konsensus i gjërë për të përmbyllur reformën në drejtësi e siguruar rol të rëndësishëm të ndërkombëtarëve në vendimarrjet e ardhshme të gjyqsorit. Ata për pragmatizëm arritën të bisedonin edhe me deputetë me rekorde kriminale të kuvendit shqiptar që të bëheshin pjesë e konsensusit për të miratuar ndryshimet kushtetuese të lidhura me reformën në drejtësi por kjo nuk do të thotë se mbështetën ata individë, të cilët pas përmbylljes së reformës në drejtësi filluan ti stigmatizonin e godisnin një nga një. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Xhafajn, madje po vjen momenti që kjo skemë të aplikohet edhe për vetë Ramën, i cili është shumë i friksuar se e ndjen se po i vjen rradha, sidomos largimi i Lu e Vllahutin e kanë tmerruar liderin global. Jo rrallë prioritetet dhe axhendat e partnerëve koincidojnë plotësisht në kohë e në vlerësime me veprimet e faktorëve të brëndshëm, duke krijuar perceptime momentale zhgënjuyese apo paradoksale për publikun që më vonë kthjellohen e sqarohen.
10. Prof. Islami, si e shpjegoni ju që kryeministri Rama i lau kaq lehtë përgjegjësitë politike nga çështja Tahiri, nga çështja Roshi nga çështja Ndoka e Prenga?
Kastriot Islami: Është e vërtetë që duket sikur Rama i ka larë duart me disa nga këta individë. Por duart nuk lahen kollaj nga krimi kur përdor “sapun kriminal”, pra mund të thuhet se duart e Ramës janë jo vetëm të pista por cdo ditë e më shumë ai zhytet më thellë në korrupsion, krim e trafiqe. Mënyra sesi i ka larë duart me këta individë dhe se cfarë po bën aktualisht duke maskuar disa individë të tjerë tregon se Rama nuk mund të dalë nga gropa e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve ku ka rënë por vetëm do të zhytet thellë e thellë drejt një fundi të ngjashëm me atë të disa homologëve autoritarë nga Amerika e Jugut, Afrika e Veriut apo Azia e largët. Për më tepër që tashmë është e qartë jo vetëm për shumicën e shqiptarëve por edhe për lidershipin europian se Rama është një nga strongmenët e korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit, që zotëron një pasuri të paligjshme marramëndëse të cilën në vitet 2013 OSBE e vlerësonte me 200 milion euro të fshehura në llogari of shore në emër të të vëllait. Dhe fundi i tij dhe të gjithë të tjerëve do të jetë a ii merituar.
11. E çfarë mund ta rëndojë më shumë kryeministrin Rama edhe nëse e shkarkon ministrin Xhafaj, parë politikisht, si kauzë politike e PD-së? Pse PD-ja akoma këmbëngul në shkarkimin e Xhafës, por nuk kërkon qartazi zgjedhje të parakohshme?
Kastriot Islami: Opozita duket se ka një axhendë të qartë dhe një kalendar të mirëllogaritur veprimesh. Shkatërrimi i lidhjes së krimit dhe trafikantëve me ministrat e brëndshëm është një objektiv i ndërmjetëm e momental për të shkuar te cmontimi i Ramës. Nuk ka asnjë dyshim që Kryetari i Kupolës së korrupsionit, krimit dhe trafiqeve është Rama ndërkohë që Tahiri dhe Xhafaj janë ushtarë të tij servilë mbi të cilët ai ka mbështetur shumë nga veprimet e tij por edhe është maskuar. Prandaj Rama duhet diskretituar për këtë skemë dhe kjo realizohet duke e sulmuar në të gjithë pikat e saj. Mund të kishte edhe një skemë tjetër, të goditej fuqimisht Rama dhe të binte menjëherë e gjithë piramida e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve. Kjo do të kërkonte nga njëra anë energji shumë të mëdha e mund të përfundonte në një përplasje të fortë, dhe nga ana tjetër opozitës i duhet kohë të ndërgjegjësojë qytetarët që ende nën presionin e krimit dhe trafikantëve janë të friksuar apo të cuar qëllimisht nga Rama në varfëri ekstreme ndjehen të pamundur e të pafuqishëm të reagojnë, duke gjetur si zgjidhje më të thjeshtë emigrimin. Pra opozita, duke vlerësuar me realizëm situatën, mesa kuptohet ka aplikuar strategjinë e copëzimit dhe cmontimit pjesë pjesë të këtij rregjimi banditesk përndryshe do të duhej të realizonte shëmbjen e menjëhershme përmes revoltës qytetare që mund të kishte kosto të lartë dhe pasoja dhe për qytetarët. I rëndësishëm është qëllimi unik: Largimi i Ramës dhe Rilindjes nga drejtimi i vëndit, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, që në rastin më të mirë do të mund të organizoheshin vetëm nga një qeveri tranzitore “antimafie”, sic e ka cilësuar opozita. Një qeveri që do të garantonte një proces zgjedhor, pa kërcënimin e kriminelëve apo të trafikantëve, pa blerje të votës me paratë e korrupsionit, kanabisit apo trafiqeve të drogës. Një proces zgjedhor ku vota e të gjithë e partive, të mëdha e të vogla, do të numurohej e llogaritej me ndershmëri dhe qytetarët do të mund të zgjidhnin deputetët e tyre dhe jo injorantët apo të paaftët e kukullat e vendosura në listat e klientelës partiake apo të kapos së bandës oligarkike. Dhe qeveria antimafia do të bëhe realitet përmes strategjisë që po aplikon opozita./www.facebook.com/

TË NGJASHME