Qeveria plan për importin e plehrave, nisin protestat në Tiranë.

Rikthimi i debatit për importin e mbetjeve me qellim riciklimin e tyre në Shqipëri, ka bërë që gjatë pasdites një grup aktivistësh të dalin për të protestuar para Piramidës....

Rikthimi i debatit për importin e mbetjeve me qellim riciklimin e tyre në Shqipëri, ka bërë që gjatë pasdites një grup aktivistësh të dalin për të protestuar para Piramidës. Ata e kundërshtojnë këtë projektligj, pasi sipas tyre nuk jep siguri që nuk do të importohen mbetje të rrezikshme.

“E para ishte kjo qeveri që para 3 vjetësh e anuloi përfundimisht dhe sot rikthehet me një teori të veçantë. Kush na siguron ne që nuk do të importohen mbetje të rrezikshme? Ligji për importin e mbetjeve nuk jep siguri”, tha njëri prej protesuesve.

Aktivistët kundër importit të plehrave thanë se i kanë dërguar një letër deputetëve të parlamentit dhe institucioneve të huaja në vend, ku parashtrohen të gjitha arsyet përse duhet të refuzohet importi i plehrave, ndërsa paralajmëruan se të enjten do të dalin sërish në protestë para ambienteve të Kuvendit.

Drafti i ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” pritet të kalojë për votim këtë të enjte ne Kuvendin e Shqiperise. Më herët ky projektligj shkaktoi diskutime edhe në mbledhjen e grupit Parlamentar Socialist, pasi disa deputetë kërkuan më shumë informacion nga nismëtari i këtij projekt-ligji, deputeti Eduard Shalsi.

TË NGJASHME