Pse Rama mungon në foton e Kryeministrave të Ballkanit me Pence?

Në përfundim të Samitit të Kartës së Adriatikut, kur udhëheqësit e Ballkanit janë rreshtuar për të bërë një foto të rastit, ra në sy mungesa e kryeministrit të Shqipërisë,...

Në përfundim të Samitit të Kartës së Adriatikut, kur udhëheqësit e Ballkanit janë rreshtuar për të bërë një foto të rastit, ra në sy mungesa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Të gjithë kryeministrat dhe presidentët e Ballkanit Perëndimor, si dhe zv/presidenti amerikan, Mike Pence, ishin të pranishëm në foton e samitit, por jo kryeministri Rama.

Deri më tani, Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë mungesë, por  ish-kryeministri Sali Berisha ka një teori pse ka ndodhur kështu.

Berisha shprehet se Rama është përjashtuar nga foto për shkak të atleteve, që në fakt i ka mbajtur veshur njësoj si në Samitin e Triestes.

“Skandal! Rama përjashtohet për shkak të atleteve nga foto familjare e Samitit të Podgoricës”, shkruan ish-kreu i PD-së.

Shqipëria është themeluese e Kartës së Adriatikut së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë, ndërkohë mbetet enigmë pse Rama nuk u shfaq në foto.

 

Kategori
RajoniVendi

TË NGJASHME