Pse e djathta ka humbur rrugën! nga Fredrik Erixon

Konservatorizmi është në krizë në të gjithë Evropën
Foto Ilustruese

Nëse Partia Konservatore Britanike ndihet e trullosur, duke e lexuar keq fatkeqësisht humorin e publikut në zgjedhje të përgjithshme, atëherë ajo është në shoqëri të mirë.

Anembanë Evropës, partitë e djathta po sforcohen të gjejnë mesazhe të cilat rezonojnë me publikun. Nuk është se votuesit u janë larguar ideve konservatore: sondazhet tregojnë një numër shumë të madh qytetarësh janë të interesuar në liritë individuale, taksa më të ulëta dhe kombin shtet. Problemi është se partitë konservatore i kanë braktisur këto ide – dhe, si rezultat, votuesit po i braktisin.

Merrni për shembull Frederik Reinfeldt, kryeministër i vendlindjes time Suedisë nga 2006 deri 2014. Ai filloi mbarë, duke reformuar ndihmën sociale dhe duke ulur taksat. Por më pas morri tatëpjetën. Ai humbi shijen për liri ekonomike dhe, bashkë me të, humbi edhe epërsinë. Ai filloi të adoptojë politikat e kundërshtarit, dhe u mund pas një fushate e cila përzjeu një mesazh takso-dhe-shpenzo me klishenë që e keni dëgjuar më parë, lidership “të fortë dhe stabël”. Partia e tij ende vazhdon të jetë në ujëra të turbullta, jo shfarosjes nga skena politike.

 

Qendra e djathtë e Italisë ende nuk ka mundur të heqë qafe Silvio Berluskonin, dhe Forza Italia shihet natyrshëm si partia e festave bunga bunga dhe jo si parti qeverisëse. Konservatorët Finlandezë sapo kanë zgjedhur drejtuesin e tyre të tretë brenda tre vitesh, dhe numrat e tyre në parlament janë më të dobëtit në katër dekada. Simotra e tyre në Danimarkë, e famshme për besnikërinë ndaj konservatorizmit të moderuar, është rrudhur politikisht gjatë çerek shekullit dhe ka fituar vetëm tre përqind të votave në zgjedhjet e fundit.

 

Konservatorët në Austri kanë qenë në koalicion me Social Demokratët për aq gjatë saqë tani e kanë harruar qëllimin e tyre – duke i detyruar kështu votuesit konservatorë të dëshpëruar të mbështesin partinë nacionalistë për Liri.

Konservatorët Francezë, ashtu si rivalët e tyre socialistë, po shtypen nga një makineri politike e shpikur vetëm një vit më parë nga Emmanuel Macron. Ai është me tepër i qendrës se sa konservator, por ama duket të ketë një axhendë: të lehtësojë ligjet e punës në Francë, të famshme për rreptësine tyre dhe të reformojë sistemin e pensioneve tepër të komplikuar.

 

Njëherë e një kohë ishin konservatorët ata që premtonin ndryshim. Nicolas Sarlozy fitoi bindshëm sepse u zotua të reformojë ekonominë franceze të kapur nga skleroza, ashtu siç Thatcher reformoi atë Britanike. Në librin e tij në 2016, Franca përgjithmonë, Sarkozy dukej se kishte kuptuar pse nuk u votua dhe e kritikoi veten që e la paprekur javën e punës 35-orëshe, dhe që hoqi dorë nga uljet e nevojshme të taksave dhe përfitimeve sociale. Ai e humbi zgjedhjen jo për shkak të megalomanisë së tij false por sepse dështoi të jetë ambicioz në reformat e tij.

 

Matanë atlantikut, Republikanët duket se po i kundërvihen këtij trendi – para disa javësh mposhtën Demokratët në garën e Atlanta, Gjeorgji – por dinamika e komplikuar midis Republikanizmit dhe Trumpizmit është një tjetër histori e të djathtës. Ajo që dimë është se kur konservatorët Britanikë servirën një version të ripërpunuar të manifestit Puna 2015 këtë vit, popullariteti i tyre ra menjëherë.

Partitë e qendrës së djathtë fitojnë kur janë parti të zhvillimit dhe aspiratave – dhe jo kur mbrojnë status quo-në, apo mundohen të përqafojnë armiqtë e tyre.

Ata duhet të puqen me votuesit aty ku duan votuesit jo aty ku janë. Nëse konservatorët duan të fitojnë, ata duhet – për të përdorur një frazë nga lojtari i njohur Kanadez i hokejit Wayne Gretzky – “të shkojnë aty ku shkon topi jo aty ka qenë topi”.

Kur partitë konservatore përfundojë duke bërë llojin e gabuar të konservimit, zakonisht mavijosen keq. Njerëzit që duan më shumë taksa dhe më shumë shpenzime kthehen majtas.

Ata me tendenca konservatore, zakonisht dyshues ndaj qeverive të mëdha, kanë pak durim me politikanët që pretendojnë të jenë diçka tjetër nga ajo që janë.

Adam Smith ka vënë re me të drejtë se “ka shumë rrënoja në një komb” – nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë potenciali i qeverive të këqija për ti bërë keq vetes. E njëjta gje vlen për partitë politike. Mund të duhen shumë disfata që konservatorët të kuptojnë se imitimi i manifestit të krahut tjetër nuk është rruga drejt suksesit elektoral. Ky ilaç është i njëjtë siç ka qenë gjithmonë: kur çdo gjë tjetër dështon, provo konservatorizmin.

Marrë nga The Spectator

Kategori
Mendimi Konservator

TË NGJASHME