Nga Fitim Zekthi/ Enverizmi sot ka marrë një formë të tmerrshme

Enverizmi sot ka marre nje forme te tmerrshme dhe eshte po aq ne mos edhe me shume i rrezikshem per njerezit, shoqerine dhe gjithe vendin sa ai enverizmi i...

Enverizmi sot ka marre nje forme te tmerrshme dhe eshte po aq ne mos edhe me shume i rrezikshem per njerezit, shoqerine dhe gjithe vendin sa ai enverizmi i para viteve 1990. Enverizmi, ai me pushtet, sot nuk thote “Lavdi jetes dhe vepres se Enver Hoxhes”. Enveristet sot, ata me pushtet, nuk brohorasin ate qe ka bere Enver Hoxha dhe Partia e Punes. Enverizmi sot flet per “lufte te madhe ndaj krimit qe po ben qeveria, flet per transformim gjigand te vendit qe po ben PS-ja, flet reforma te thella pas nje qeverisjeje te tmerrshme gati 25 vjecare sipas tij, flet per bashkeqeverisje me popullin, flet per llogaridhenie para popullit, flet per lufte qe i ben mafia Tahirit dhe Xhafes, Rames dhe gjithe qeverise sepse keta po shkallmojne mafien, flet krijim vendesh pune por per mungese profesionistesh etj. Enveristet sot nuk ngrene kampe perqendrimi, nuk miratojne nene kunder agjitacion propagandes, nuk flasin per “ndertim te vendit me forcat tona, nuk varin kundershtare, as i pushkatojne ata.

Enveristet sot emerojne ne krye te zyrave kryesore te sherbimit informativ ish oficere te larte te sigurimit te shtetit, emerojne ne zyra te larta te qeverise dhe ne vete qeverine njerez qe vijne nga deget e puneve te brendshme apo komitetet ekzekutive dhe hetuesia, krijojne kompani dhe biznese te familjareve te bllokmeneve dhe te njerezve te perzier ne role te rendesishme (edhe kryerje krimesh) ne diktature, shnderropjne policine dhe gati tere qeverine ne nje organizate thuajse okulte ku nuk kuptohet cilet urdherojne dhe ke urdherojne kur vendi mbillet ne hashash apo kur trafiku nderkombetar i kokaines e kthyen Shqiperine ne qender te rendesishme transporti dhe perpunimi kokaine etj. Enveristet sot si ata dje sulmojne vetem opoziten, e kane opoziten armikun e kudondodhur qe pengon “ndertimin e nje Shqiperie dje socialiste dhe te zhvilluar sot te nje Shqiperie europiane dhe te zhvilluar”, enveristet sot si ata dje nuk mund te mos sjellin mjerim dhe skamje.

Enveristet sot nuk ndalojne avokatine, nuk shuajne ministrine e drejtesise por bejne gjithcka qe prokuroret dhe gjyqtaret te jene ne kontroll te plote te tyrin. Nuk eshte e larget dita kur kjo klime qe fryhet perdite nga rritja e kudoshme e enveristeve dhe enverizmit ne zyra dhe vendimmarrje, ne biznese dhe tendera, ne SHIK dhe polici te beje te pamundur edhe kritiken ndaj Enverit dhe Partise se Punes. Do vije dita kur askush nuk do guxoje nga autocensura dhe frika prej rrahjes apo kercenimeve te tjera te flase keq per Enver Hoxhen. Dicka ka nisur, enveriste idiote te fjetur nga shushatja 27 vjecare kane marre zemer dhe flasin e shajne, kercenojne dhe manifestojne me fort se kurre ne keto 27 vite. Gjithashtu ne media dhe televizione Enveri mbrohet me shume, njerez te PS-se deri edhe deputete po flasin me ze me te larte per Enverin dhe Partine Punes…/www.sprint.al/

TË NGJASHME