Nga Astrit PATOZI/Kërkuam Qeveri Teknike…Na Dhanë President Teknik

Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të “uroj” Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën…Por më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin...

Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të “uroj” Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën…Por më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit te atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që u zhgènjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur dicka tjetër.

I vetmi qe kishte nje arsye per ta mbeshtetur dje ne parlament ishte Ben Blushi, por pikerisht ai votoi kunder. Dhe arsyeja e vetme ishte se ata te dy kane qene shoke gjimnazi.
Te gjithe te tjeret, bene te kunderten e asaj qe donin. LSI votoi me shpirt nder dhembe, se ua kishte futur Edi Rama. Ndersa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo per zgjedhjen, por per internimin e Ilir Metes.

Ky është presidenti që duam, në Shqiperinë që duam, me policinë që duam, me drejtesine qe shume shpejt do ta duam…prej “Rilindjes” që aq shumë e deshëm dhe e duam…Mbetet per t’u konsumuar vetem akti i fundit, nese do te kemi apo jo edhe opozitën qe duam…

Kategori
Opinion

TË NGJASHME