Në vdekjen e socialdemokracisë! Nga Josef Joffe

Është vrarë kudo, nga ideologjia dhe dezertimi i zgjedhësve! Në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, e majta e moderuar është gjithnjë e më shumë viktimë e suksesit...

Është vrarë kudo, nga ideologjia dhe dezertimi i zgjedhësve!

Në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, e majta e moderuar është gjithnjë e më shumë viktimë e suksesit të saj në të kaluarën.

Imagjinoni një hartë të Evropës, që të tregojë se cila parti e majtë apo e djathtë është në qeverisje. Njëzetë vjet më parë, do të ishte pothuaj tërësisht e ngjyrosur me të kuqe, ngjyra tradicionale e socializmit demokratik evropian. Sot, pas zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani, vetëm pesë shtete janë të lyer me të kuqe, mes këtyre gjigandë si ishulli i vogël i Maltës.

Merrni Francën. Kohët e fundit, Partia Socialiste kishte marrë dy herë presidencën, duke çuar në Elize François MItterrandin dhe François Hollande. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të qershorit, socialistët morën 6.4%. Në Gjermani, Partia Socialdemokrate dikur kishte figura të mëdha, si Villy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schroeder, me deri 46% të votës kombëtare. Në zgjedhjet e shtatorit, kandidati i saj Martin Svhulz zbriti në 20.5%, rezultati më i keq i partisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Në Vendet e Ulëta, Partia Laburiste ka udhëhequr qeverinë deri në 2002. Më pas u rrëzua në harresë. Në Greqi, Pasok ishte një nga dy partitë e mëdha. Ka zbritur në 6%.

Kështu është kudo, nga Spanja në Skandinavi, ku socialdemokratët përsosën shtetin social modern. Finlanda ka sot presidentin e parë konservator në pesë dekada. Norvegjia është qeverisur nga qendra, qysh prej vitit 2013. Na duket se ka dy përjashtime në këtë model. Një tip i çuditshëm është Jeremy Corbin, Partia Laburiste e të cilit ka përfunduar vetëm dy pikë pas konservatorëve në zgjedhjet e qershorit. Përjashtimi tjetër është ai i SHBA, ku demokratët, versioni amerikan i demokracisë sociale, kanë marrë dy herë Shtëpinë e Bardhë. E majta demokrate edhe ka humbur me fitoren e saj. Shteti social është një fakt mes Stokholmit dhe San Franciscos. Shteti social i përparuar është një ëndërr e vërtetë socialiste. Ndërkohë që shteti social është zgjeruar dhe sektori industrial është reduktuar, fati i të majtës së moderuar ka pësuar rënie. Megjithatë, kohët e fundit, partitë socialdemokrate kanë ndeshur një armik të ri. E ditur dhe e artikuluar, dominuese e opinionit publik, arsimit dhe administratës, kjo klasë ka vendosur “hegjemoninë kulturore”, për të huazuarnjë term të shpikur prej marksistit italian Antonio Gramshi.

Por “njeriut të harruar” nuk i pëlqen. Këta njerëz nuk shkruajnë editoriale, por kanë votën. Pakënaqësia shtrihet nga integrimi i gjinive, tek diskutimi korrekt dhe politika e pakicave. Atëherë, përse e majta e moderuar nuk bëhet konkurruese dhe të ofrojë një menu të re, për zgjedhësit që e kanë braktisur? Mund të pyetet edhe përse demokratët nuk shkojnë drejt qendrës dhe shumicës, në vend se të përkëdhelin pakicat etnike dhe seksuale. Eshtë në ADN-në e tyre, pikërisht ashtu si në rastin e shokëve të tyre evropianë. Nëse përqafon globalizimin, laicitetin dhe diversitetin, nuk mund të bëhesh proteksionist dhe nacionalist. Demokracia sociale, pra, është zënë si në morsë, mes ideologjisë dhe klientelës që e braktis”. / Përgatiti: Bota.al

*Josef Joffe, drejtor i American Interest.

Kategori
Opinion

TË NGJASHME