Mbreti Spanjoll kritikon udhëheqësit katalanas separatistë si të “pabesë”

Monarku i akuzoi zyrtarët rajonalë se po përçajnë shoqërinë Katalanase
(Photo by David Ramos/Getty Images)

Mbreti i Spanjës Felipe akuzoi udhëheqësit Katalanas pro pavarësisë si të “pabesë” gjatë një dalje të rrallë në televizion, dhe tha se ai do të përpiqej ta mbante vendin të bashkuar.

“Ata janë përpjekur të thyejnë sovranitetin tonë kombëtar,” tha mbreti. “Me vendimet e tyre ata kanë shkelur në mënyrë sistematike rregullat të cilat janë aprovuar ligjërisht dhe janë legjitime, duke treguar pabesi të papranueshme kundrejt shtetit – autoritetin e të cilit ata përfqësojnë në Katalonjë.”

Mbreti i siguroi qytetarët e Katalonjës se demokracia Spanjolle mbrojti të drejtat e tyre për të shprehur idetë e tyre “me respekt për ligjin.” Ai u tha qytetarëve Spanjollë: “Këto janë momente të vështira por ne do ti tejkalojmë sepse besojmë në vendin tonë dhe jemi krenarë për atë që jemi.”

Rajoni verilindor mbajti të Dielë një referendum për të vendosur shkëputjen apo jo nga Spanja, duke sfiduar Madridin i cili e konsideroi referendumin të paligjshëm. Pavarësisht përpjekjeve me forcë të policisë për ta parandaluar, afërsisht 2.3 milion fletë votimi u numëruan – më pak se gjysma e votuesve – dhe më shumë se 90% votuan Po për pavarësinë.

Presidenti rajonal Katalanas Carles Puigdemont, i cili do ta përdorë votën si argument për deklarimin e njëanshëm të pavarësisë, tha të Hënë se qeveria e tij do të ngrinte një komision për të hetuar abuzimet e pretenduara të “të drejtave thelbësore.” Mijëra punëtorë Katalanas hynë në grevë të Martë për të protestuar kundër dhunës.

Ndërkohë që është e rallë për Felipe të ndërhyjë në çështje politike, ai u bashkua me mijëra në marshimin anti-terror pas sulmeve në Katalonjë në Gusht.

Babai i tij, Juan Carlos, i cili abdikoi në 2014, bëri një deklaratë vendimtare në Televizion më 1981, duke urdhëruar forcat e armatosura të shtypin një tentativë për grusht shteti nga paramilitarët e Rojes Civile. Kjo lëvizje ndihmoi të shpëtojë demokracinë në shtetin e ri Spanjoll, pas vdekjes së diktatorit Fransisco Franko disa vite më parë në 1975.

TË NGJASHME