LSI propozon amendament për akcizën e gazit

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka depozituar në Kuvend një amendament ne ligjin “Për rritjen e akcizës së gazit të lëngshëm” që përdoret...

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka depozituar në Kuvend një amendament ne ligjin “Për rritjen e akcizës së gazit të lëngshëm” që përdoret për automjetet, duke kërkuar heqjen e nenit 4 të pr/ligjit të paraqitur nga Ministria e Financave.

Në relacionin që shoqëron amendamentin, thuhet se kjo nismë është “kosto që rëndon buxhetin e familjarëve, pasi rritja është tepër e lartë, e krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve”.

Sipas propozimit, “mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet e tyre për përdorimin e gazit me synim që të shpenzojnë më pak dhe këtë metodë e kanë ndjekur edhe shumë sipërmarrje duke përshtatur mjetet e tyre të transportit. Për këtë arsye, rritja me 25% e çmimit aktual do t’i rëndojë ata”.

Ndaj dhe rritja me më shumë se 25% të çmimit aktual do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, thuhet ne realcionin qe shoqeron propozimin e LSI-se.

Kategori
Ekonomi & TatimeKryesoreLajmet e Fundit

TË NGJASHME