Kosova dhe Maqedonia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive!

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit, do të...

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit, do të synojnë projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.

Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan të martën mes zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, takim i cili u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme.

Ndërsa sa i përket vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, pritet që Maqedonia t’i përmbahet dhe të veprojë në linjë me vendimin e saj për njohjen e Kosovës./ATSH

Kategori
Rajoni

TË NGJASHME