Konfindustria: Lehtësitë për operatorët turistikë të fillojnë për investime mbi 50 milionë euro

Konfindustria i ka paraqitur Kuvendit të Shqipërisë propozimin zyrtar për përmirësimin e projektligjit, pjesë e paketës fiskale 2018 për favorizimet e një kategorie të caktuar të operatorëve turistike. Konfindustria...
Foto Ilustruese

Konfindustria i ka paraqitur Kuvendit të Shqipërisë propozimin zyrtar për përmirësimin e projektligjit, pjesë e paketës fiskale 2018 për favorizimet e një kategorie të caktuar të operatorëve turistike.

Konfindustria vlerëson, se ndërmjet të tjerash kushti kryesor, që investitorët turistikë të mund të marrin statusin e privilegjuar fiskal, është që vlera e investimit të jetë jo më e vogël se 50 milionë euro. Projektligji parashikon vlerën e investimit në 8 milionë euro. Në rast të kundërt rrezikojmë prishje skajore të rregullave të konkurrencës së lirë në tregun turistik dhe ndërsektorial në nivel të ekonomisë kombëtare.

Gjithashtu është kërkuar, që investitorët turistikë të përfitojnë si privilegje fiskale përjashtimin vetëm nga tatim fitimi dhe dividendi për një periudhë kohe të përcaktuar jo më shumë se 10 vjet. Përjashtimi nga te gjitha detyrimet e tjera fiskale nuk e përligjin interesin publik afatgjatë dhe njekohësisht kthehen në kosto të rënda dhe të paarsyshme për financat e pushteteve vendore.

Marrë nga Monitor.al

TË NGJASHME