KONCESIONIMI I LABORATOREVE SPITALORE – I RREZIKSHEM PER SHENDETESINE SHQIPTARE

Nga Zef Preçi Mbeshtetur ne problemet e shfaqura ne koncesionet e dhena nga qeverite shqiptare gjate dekades se fundit, por edhe ne ato te njohura si “partneritete publike private”,...

Nga Zef Preçi

Mbeshtetur ne problemet e shfaqura ne koncesionet e dhena nga qeverite shqiptare gjate dekades se fundit, por edhe ne ato te njohura si “partneritete publike private”, ne vijim te do te ndalem ne rastin me te fundit: dhenien me koncesion te laboratoreve spitalore te QSUT “N. Tereza” fillimisht dhe mandej ato te spitaleve lokale si dhe ne disa probleme qe pritet te shoqerojne kete proces.
Sikurse eshte bere e ditur, qeveria shqiptare (Ministria e Shendetesise) nuk ka bere te qarte per opinionin publik/taksa-paguesit se kush e inicion kete proces, ose me sakte nga vjen kerkesa per te nxjerre jashte sistemit (ne duart e operatoreve ekonomike – bizneseve private) te shendetesise kete komponent te rendesishem te sistemit te shendetesise ne te gjithe boten e sotme.

Nga pergjigja e kesaj pyetjeje mund te kuptohet lehte nese behet fjale per perpjekje per te permiresuar sherbimin (sic deklarohet zyrtarisht) apo duke qene teresisht nen ndikimin dhe kontrollin e oligarkeve, qeveria po dorezon njeri mbas tjetrit sherbimet publike baze ne duart e ketyre te fundit, duke bere keshtu “de facto” dhe” de jure” privatizimin e shtetit, gje qe eshte tejet e demshme dhe e rrezikshme per fatet e shoqerise shqiptare sot e ne te ardhmen.

Nga shqyrtimi i burimeve mediatike rezulton qe kjo ide ka qarkulluar diku ne vitin 2007, por qe ka qene tehequr nga qeveria e kohes mbas reagimit (me te drejte) te rretheve profesionale te mjekesise. Fakti qe per hapa te tille mungon transparenca elementare qe eshte detyrim i padiskutueshem ligjor dhe qe ato nuk gjejne kurrfare mbeshtetjeje ne rrethet e drejtuesve dhe te specialisteve te shendetesise tregon se qeveria po vepron nen ndikimin e oligarkeve dhe thjesht per interesa te tyre. Aq me keq, kur per ne emer te “sqarimit te publikut” rreth “dobise” imagjinare se ketij procesi, po shpenzohen para te projekteve, (pra para borxh te marra nga qeveria te Banka Boterore) duke paguar propogandiste per te shkruar edioriale, etj.

Pra, sipas meje, mungon argumenti institucional e legjitim mbi dobine publike, por thjesht per tentohet te influencohet opinioni publik per ta vene perpara faktit te kryer duke nenshkruar edhe nje kontrate tjeter ne disfavor te interesave themelore te qytetareve nga taksat e te cileve do te shtohen fitimet e klienteve te radhes te qeverise.

Nga kendveshtrimi i rregullimit te tregut – perndryshe i konkurrences – ky proces mund te perkufizohet si nje integrim vertikal i sherbimeve laboratorike, filimisht ne spitalin qendror dhe mandej edhe ato te qarqeve/lokale, ne dukje per te permiresuar eficiensen e ketij sherbimi dhe per te kursyer parate e buxhetit te shtetit dhe te pacienteve/qytetareve.

Ne nje fare menyre, po tentohet te rikrijohet nje monopol, nje sherbim i perqendruar ne duart e nje ndermarrjeje te vetme, ndoshta te ndonjerit nga klientet e meparshem te perfshire kete forme tenderimi pa konkurrim dhe qe le peng nje pjese te rendesishme te buxhetit te sektorit te shendetesise ne vend pergjate 10 apo 20 viteve te ardhshme – shume te debatueshme per rezultatet e pretenduara ne dobi te interesit publik.

Mendoj se nese ndonje pale e interesuar apo e perfshire do ta kontestonte kete proces ne Autoritetin e Konkurrences, vendi yne ka kuadrin ligjor ne fuqi te mjaftueshem per te hedhur drite drite mbi plan-biznesi perkates, tarifat, teknologjine, qendrimet ndaj personelit aktual te laboratoreve, normat e ngarkeses, kostot dhe menyren e mbulimit, marredheniet me universitetet, etj., dhe jane te gjitha kushtet qe te hiqet dorej prej ketij koncesioni te demshem per buxhetin dhe per qytetaret vendit.

Ne fakt, studimet e ndryshme ne vende te zhvilluar perendimore kane provuar qartesisht se forma te tilla privatizimi te sherbimeve publike mbartin ne vetevete rreziqe te medha sa u takon pasojave te paparashikueshme ne lidhje me nevojat e klinikave te QSUT dhe rrjetit spitalor te vendit ne teresi si “perdoruesit fundore” te ketij sherbimi, ashtu edhe rreziqe fiskale qe nuk mund te anashkalohen lehte.

Sic dihet, sherbimi i laboratoreve eshte percaktues per sa i takon sigurise dhe efektivitetit te dhenies se sherbimit mjekesor: kujdesit dhe trajtimit te pacienteve ne te gjithe sistemin e sherbimit shendetesor te vendit. Me shume se 3/4 e te gjitha diagnozave perfshijne teste patologjike, dhe patologjia nga ana e saj luan rol percaktues ne kontrollin e infeksioneve dhe ne monitorimin e semundjeve. Kalimi ne nje operator privat i ketij sherbimi kuptohet se e shkeput integrimin shume te larte te derisotem, duke krijuar terren per nenvleresimin dhe cenimin e rendesise apo perfitimeve qe ka shkalla e sotme e integrimit/ nderveprimit ndermjet laboratoreve spitalore dhe “perdoruesve fundore” ne spitalet shqiptare. Dmth shperberja e kesaj “lidhjeje teknologjike” apo operacionale brenda spitalit perben nje rrezik serioz qe nuk duhet injoruar kurrsesi.

Ndersa risku financiar eshte me i thjeshte per t’u kuptuar: ne cfaredo rrethane, edhe sikur ky eksperiment te kryhej ne Austri apo ne France, kostoja e sherbimit do te dilte shume me e larte se ajo qe eshte nen kontrollin e QSUT dhe te spitaleve te tjere. Kjo per aresyen e thjeshte se, ashtu si ne te gjithe boten, sherbime te tilla publike nuk jane kontribues ne tatime-taksa dhe as qe kane per qellim qe te sigurojne fitime per pronaret (ne rastin e sotem – shtetin).

Reklame: Artikulli Vazhdon më Poshtë


Koncesionimi – per te cilin me sa u duk nga shqyrtimi i ligjit per buxhetin e shtetit per vitin e 2017 po punohet ethshem ne ministrine e Shendetesise – po shnderron ne biznes nje komponent shume te rendesishem dhe integral te shendetesise, duke rritur automatikisht per kete shkak edhe pjesen e detyrueshme te qytetareve ne llogarine kombetare te shendesise. Kjo bie ndesh jo thjesht me sloganin “shendetesi falas” por rrezikon qe disa dhjetera miliona Euro te tjera te destinohen per kete qellim. E duke marre parasysh dobesite e institucioneve tona rregullatore, apo edhe mungesen e tyre ne kete sektor, rreziqet financiare – vec atyre te fushes se mjekesise – behen edhe me te medha.

Fakti qe Kuvendit iu refuzua dhenia e informacionit zyrtar mbi perfundimet e studimit te IFC te ndermarre per kete qellim le shteg per dyshime te bazuara per shkeljen e procedurave te nje konkurrimi klasik, por edhe per rreziqe te tjera tashme te njohura ne fushen e koncesioneve all-shqiptare.

Te tilla jane rreziqet si psh te tipit RAPISCAN (pagese per nje sherbim imagjinar, qe nuk ju ofrohet qytetareve dhe biznesve) apo te tipit “check up” (pagese buxhetore edhe kur kompania koncesionare nuk realizon fitimet e veta, sepse “paska 60 makina ne terren” (sic deklaroi zyrtarisht ministri i shendetesise ne Kuvend nje jave me pare) qe me sa duket punojne si dikur ne regjimin socialist dmth “me kilometra te pershkruara”, pavaresisht se sa paciente sherbehen prej tyre, duke i lene dore te lire kompanise te faturoje aq sa deshiron vizita te kryera dhe te paguhet nga buxheti pa asnje kontroll apo dokumentim te ketij sherbimi. Ndoshta sistemi i drejtesise mbas kryerjes se reformes ne proces, mund te kontribuoje ne sqarimin e publikut se c’fare ka ndodhur dhe c’po ndodh ne kete fushe…

Nuk po flas ketu per abuzimet apo keq-administrimin, te cilat jane fenomene negative qe nuk marrin pergjigje thjesht nese sherbimi ofrohet nga kompani private te grosisteve e biznesmeneve, ne shumicen e rasteve pa asnje pervoje ne fushen perkatese apo ne sektorin shendetesor ne teresi, por thjesht perse jane te afiluar politikisht me pushtetin e radhes. Ne nje terren me praktik, nuk eshte e dosmodoshme te jesh mjek per te kuptuar se ne rastin e dyte (koncesimi) sorollatjet e te semureve, perkeqesimi i cilesise se analizave laboratorike, prishja e lidhje profesionale te kuptueshme midis mjekeve specialiste dhe mikrobiologeve, veshtiresimi i administrimit te bazes se te dhenave, cenimi i rende i arsimit universitar e pasuniversitar mjekesor te vendit, pamundesimi apo ne rastin me te lire rritja e kostos se praktikes mesimore te studenteve te mjekesise qe do te jene edhe laborantet e ardhshem, etj. jane fenomene qe nuk mund te mos e shoqerojne kete proces.

Studimet e tjera ne vende te tjera ku eshte tentuar dhe hequr dore koncesionimi i sherbimit laboratorik permes partneritetit publik privat kane treguar krijimi i mega-strukturave nga lart-poshte mund te realizoje vetem integrimin organizativ (vetem pronesine /administrimin ne rastin tone), por nuk arrin kurre te ofroje nje sherbim te integruar, e ne vend te kesaj do te kemi nje proces kunderproduktiv, te mbushur me konflikte dhe tnesione ne vendin e punes. Nderkaq, proceset qe lidhen me karrieren profesionale, kualifikimin e punonjesve te sherbimit laboratorik, motivimi ne karriere, etj., do te dalin nga axhenda.

Gjithkush qe lexon keto radhe e di mire se me cfare agresiviteti per fitime dhe mediokriteti funksionojne dhe administrohen nje pjese e madhe e bizneseve ne vendin tone… E keto fenomene behen edhe me te theksuara kur behet fjale per “para te ligjshme” qe dalin nga buxheti ne menyre te sigurte, te cilat – sic tregon pervoja e ketij cerekshekulli te tranzicionit tone famekeq – ka dyshime te forta se para te tilla ndahen deri s’di se ku… Dmth presionet per ruajtur dhe per te rritur fitimet e kompanise, gjithsesi ne dem te pacienteve, perkeqesimit te cilesise se sherbimit apo rritjes se intensitetit te punes se te punesuarve, do te jene edhe me te larta se ne bizneset e zakonshme…

Me kete shenim dua te them se nese qeveria do te shkoje deri ne fund ne dhenien e ketij koncesioni absurd, ka rrezik qe te rendoje me tej te gjithe sistemin shendetsor te vendit, qe edhe pa kete eksperiment, ka plot probleme te mprehta aktuale dhe perspektive qe meritojne vemendjen e drejtuesve dhe specialiteve te fushes se mjekesise, ekonomise, legjislacionit, sigurimeve, etj., si dhe te ligje-beresve dhe te vendim-marresve shqiptare.

Kategori
OpinionShëndetësia

TË NGJASHME