Katër presidentë nderojnë së bashku Barbara Bush

Çdo president në këtë foto ka bërë gjëra me të cilat kam qenë kundër politikisht. Shumë në fakt. Por asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim që secili prej tyre ka vepruar bazuar në vlerat e tyre thelbësore

Washington DC. Një fotografi prekëse e disa gjeneratave të presidentëve që i japin nderimet e tyre të ndjerës Barbara Bush është duke u qarkulluar gjerësisht në mediat sociale.

Fotografia mbresëlënëse tregon katër ish-presidentë – — Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton dhe George H. W. Bush – së bashku me zonjën e parë Melania Trump dhe ish-zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton.

Presidenti Donald Trump nuk është prezent në fotografi pasi ai zgjodhi të mos marrë pjesë në funeral. Shtëpia e Bardhë, në një njoftim për shtyp shpjegoi edhe arsyen e kësaj zgjedhje. Presidenti Trump nuk morri pjesë në funeral për të mos shkaktuar konfuzion për shkak të sigurisë së shtuar me praninë e tij, dhe për të respektuar familjen Bush dhe miqtë e tyre që merrnin pjesë në shërbimin e funeralit.

Vendimi nuk është i pazakontë për një president në detyrë. As Obama as Bush i ri nuk morën pjesë në funerale të zonjave të para në të shkuarën.

Shumë e kanë komentuar foton në rrjetet sociale veçanërisht për karakteret prezentë në të- duke i lëvduar ata në krahasim me Trump.

David Preiss, i cili ka shërbyer në rolin e oficerit të informacionit në administratat e Clinton dhe George W. Bush shkroi, “Çdo president në këtë foto ka bërë gjëra me të cilat kam qenë kundër politikisht. Shumë në fakt. Por asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim që secili prej tyre ka vepruar bazuar në vlerat e tyre thelbësore, që përfshijnë dashurinë për vendin e tyre – jo kryesisht dashurinë për veten.”

Michael Hayden, gjeneral me katër yje i dalë në pension, ish drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe ish kreu i CIA, ju përgjigj postimit të Preiss dhe shtoi, “Shumë e vërtetë.”

Vetë Trump shprehu respektin e tij për Barbara Bush nëpërmjet Twitter duke thënë: “Sot, mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë familjen Bush. Në kujtim të Zonjës së Parë Barbara Bush, pranë portretit të saj në Hollin Qendror të Shtëpisë së Bardhë është vendosur një pllakë përkujtimore.”

TË NGJASHME