Ina Zhupa: Qeveria Rama 2, fotokopje e dështimeve të Rama 1

Disfatë e parashkruar për qeverisjen e ardhshme. Të njëjtët ministra të dështuar vijnë përsëri në krye të dikastereve të tyre, tashmë edhe më të fryrë në kompetenca. Nikolla e...

Disfatë e parashkruar për qeverisjen e ardhshme.

Të njëjtët ministra të dështuar vijnë përsëri në krye të dikastereve të tyre, tashmë edhe më të fryrë në kompetenca.

Nikolla e reformës së shkatërrimit së arsimit, Ahmetaj i 300.000 vende të punës dhe zonave të lira ekonomike imagjinare, Bushati i turpit diplomatik, Gjiknuri i reformës për pasurimin nga energjia të oligarkëve dhe burgosjes së qytetarëve, Manastirliu e shëndetësisë që të vdes falas, Xhafaj i klaneve të drogës dhe ish prokuror torturues i diktaturës, Kumbaro e kulturës së munguar…..

Pa asnjë fjalë Rama ka shkrirë ministrinë e integrimit, ndërkohë që integrimi duhet të ishte nga prioritetet e qeverisjes. Rama mesa duket e shikon si të pamundur integrimin me qeverinë e tij dhe për këtë arsye nuk i kushton asnjë rëndësi. Debati i rikthimit të vizave, nevoja për hapjen e negociatave, duket se janë në dorën e dytë për atë që shtoj numrin e azilkërkuesve me qeverinë e tij të parë.

Parlamenti i ri si një forcim i elitës komuniste, envero-file. Në krye të parlamentit ministri i fundit i brendshëm i diktaturës, Gramoz Ruçi. Emri i persekutori që promovohet si numri 2 i shtetit demokratik, tregon rrugën që ka marr shteti ynë.

Për program??? Asgjë nuk tha, as nuk do thotë.

Vazhdoj me tepsinë, që tani do jetë e gjitha për lëpirësit e tij.

Kategori
Opinion

TË NGJASHME