Habilajt e medias! nga Agim Xhafka

Sot i ashtuquajturi kryeministër, pjellë në maternitetin e drogës, iu hakërrye gazetarëve, që me një mikrofon në dorë rrinë e presin në shi e në diell delirantin, se ata...

Sot i ashtuquajturi kryeministër, pjellë në maternitetin e drogës, iu hakërrye gazetarëve, që me një mikrofon në dorë rrinë e presin në shi e në diell delirantin, se ata sipas tij ishin idiotë, trungje, fundkazanë, llum, nuk kuptonin çfarë bënin e thoshin e tërci e vërci.

Nuk harroi se të gjithë ata persona, meshkuj a femra, janë si makinat e DHL-së. Marrin ngarkesën, pra fjalën e trapgjatit dhe ia çojnë shikuesit në shtëpi. Janë lajmësa që dhe me kanun e në kohë lufte as preken, as fyhen, as vriten.

Por kryetrapi ynë nuk pyet. E merr para emocioni dhe lëshohet nga zinxhiri si qen i tërbuar. Mjerë kush i del para, e kafshon, e poshtëron dhe ikën se për pak i fillojnë jargët t’i rrëshqasin nga kënaqësia.

Gazetarët e terrenit janë Hirushja e përrallave. Punojnë, përpiqen, luftojnë që të ushqejnë veten, fëmijët, të paguajnë ndonjë qira a në ndonjë gëzim të pijnë ndonjë birrë. Janë më pak të paguarit dhe më pak të lavderuarit në redaksi. Shkurt, hamenjtë e një televizioni.

E këtyre iu turr i sëmuri ynë. Jo vetëm këtë herë. Kur e sheh si iu hakërrehet të vjen të lajmërosh ambulancën. Urgjent.
Ndërkohë me ca të tjerë gazetarë kryeministri ynë është qingj, pi kafe me ta, bën pushime, hypën në Ranget  e tyre, ua di vilat, pishinat, dashnoret, orët, gjerdanët, varëset e qesh, argaliset me ta. U shkon në emisione, kur e nxehin ve buzën në gaz, kur nuk i pëlqen ndonjë mendim e shumta nxjerr, po ç’janë këto mo, e aq.

E mbyll gojën ky trimi i çartur. Me dyzet kyçe. Se këta janë gazetarët e tij, vegla të manipulimit të njerëzve. Nuk vjedhin vota, por gënjejnë shqiptarët duke u trumbetuar veç suksese nga mëngjesi në darkë. Këta janë Habilajt e medias. Nuk transportojnë drogë vërtet. Transportojnë rrena. Fshehin të keqen dhe ndriçojnë hiçin, bëjnë të zezën të bardhë.

Ndaj kryetrapi ynë nuk iu hakërrohet këtyre se është si të presë degën ku ulet. Por vrerin e nxjerr patjeter, se ndryshe do i ulërasë hënës. Andaj u bërtet Hirusheve, të vegjëlve, të pambrojturve dhe të vuajturve.

Të zëntë haka e tyre, o monstër, sa më shpejt, amen!

TË NGJASHME