Fundi i Ramës, fundi i një bredharaku pa atdhe

KASTRIOT  ISLAMI Qeveria e ka rënë. Shqipëria është në udhëkryq. Kriminelët dhe trafikantët, të lidhur ngushtë, deri familjarisht me qeverinë dhe Ramën drejtpërdrejti po kërcënojnë sigurinë qytetare. Korrupsioni qeveritar...
KASTRIOT  ISLAMI
Qeveria e ka rënë. Shqipëria është në udhëkryq. Kriminelët dhe trafikantët, të lidhur ngushtë, deri familjarisht me qeverinë dhe Ramën drejtpërdrejti po kërcënojnë sigurinë qytetare. Korrupsioni qeveritar dhe kapja e shtetit nga Rama po pasurojnë klientelën e Rilindjes dhe varfërojnë në ekstrem qytetarët, duke kërcënuar kështu stabilitetin e vëndit. Ekonomia po rrënohet me shpejtësi marramëndëse dhe po shkon pikjatë drejt në krize të thellë. Rama, në panik dhe paranojë, po bredh i dëshëruar e pa shpresë për të qetësuar qytetarët që po e masakrojnë kudo, në takime e rrjetet sociale, dhe për të bindur ndërkombëtarët se qeveria e tij ka bërë reforma ndërkohë që ata ja kanë hequr fillin dhe po ja mbyllin të gjithë hapsirat duke e trajtuar si “lypës mashytrues e karagjoz”. Mbetet që opozita në krye të qyetarëve por edhe vetë qytetarët të reagojnë, të protestojnë masivisht , të bashkohen për të shmangur të keqen dhe rrezikun që po i kanoset vëndit.
Opozita e organizoi një protestë. Mbi të gjitha protesta e 26 majit 2018 u konceptua dhe realizua si protestë paqësore. Atë të dhunshme e dëshëronte pa filluar Rama. E provokoi për të qënë e dhunshme policia e Rama-Xhafajt. Dhe e përshkroi si të dhunshme nga zyra e Dizinformimit të Fuga-Ramës dhe mediat e tij mjerane dhe analistët e neveritshëm. Madje Rama urdhëroi ndaj protestuesve edhe dhunë. Rasti më tipik është ai i dhunës policore, me urdhër të Ramës, ndaj gazetarit dhe kryeredaktorit Bledi Kasmi. Nuk ka ndodhur në këto 27 vjet që të gjakoset kryeredaktori i gazetës opozitare. Ky është një alarm për të gjithë drejtuesit e medias së ndershme dhe ende të pavarura por edhe një sinjal alarmi për të gjithë qytetarët se ky rregjim oligarkik, policor duhet të largohet sa më shpjet përmes protestave masive, të mëdha e të qëndrueshme. Koha nuk pret!
Opozita po ashtu bën shumë mirë denoncimin e situatës së rëndë të krijuar nga Qeveria Rama. Po demaskon dhe paralizon parlamentin e korrrupsionit, krimit, të trafiqeve dhe të mediokritetit. Po përgatitet me dosje të plotësuara me fakte e prova të ndëshkojë ministrat e korruptuar dhe ata ministra të lidhur me krimin e trafiqet e drogës. Po përgatiti largimin e Ramës. Dhe këtë veprim reagues po e kryen në parlament nga i cili maxhoranca po largohet si asnjëherë në këto 27 vjet. Edhe në konferenca shtypi. Edhe në programet e ndryshme televizive. Dhe në takimet e kryetarve të opozitës me qytetarët. Përfshi edhe protestat. Këto të gjitha janë mesa duket të pamjaftueshme. Vetëm me denoncimin e gjëndjes dhe diskretitimin e qeverisë Rama, ndonëse këto aksione janë prioritare e të domosdoshme, qytetarët ende preferojnë vetëm të emigrojnë dhe s’janë ende mjaftueshmërisht të angazhuar të sakfrikojnë për largimin e Ramës përmes protestave masive paqësore disa ditore.
Opozita duhet të vazhdojë të veprojë energjitikisht për shkatërrimin pa kompromis e me tolerancë zero të lidhjeve të ngushta mes Ramës, qeverisë dhe maxhorancës së drejtuar prej tij me krimin e trafiqet. Cështja Tahiri është njëra prej tyre, e cila është njëkohësisht edhe cështja Rama. Sepse lidhjet e Tahirit me trafiqet e drogës kanë kaluar e vazhdojnë të kalojnë përmes Ramës. Dhe sa herë që flitet për lidhje të shtetit me krimin nënkuptohet Tahiri po ashtu sa herë që përmëndet Tahiri nënkuptohet edhe Rama. Sepse në fakt ata përfaqsojnë Rilindjen të lidhur me familjet mafioze. Po ashtu edhe Xhafaj. Largimi i Xhafaj-Tahiri është i lidhur me largimin e Ramës, po ashtu sic edhe largimi i Ramës do të thotë fundosje e bandës dhe klientelës së tij ku bëjnë pjesë Tahiri, Xhafaj, e ministra të tjerë të korruptuar apo inkriminuar, kryetarë të korruptuar e të inkriminuar të bashkive, apo zyrtarë të lartë të lidhur me bandat e krimit e trafikantët.
Opozita duhet të bëjë të qartë dhe qytetarët duhet të binden se fundi i Ramës është jo vetëm i pashmangshëm por edhe shumë i afërt. Ky fund i tmerrshëm do të kalojë përmes tre momenteve:
i) rrënim i qeverisjes së tij deri në vithisje përmes protestave masive disa ditore e deri revoltave nëse policia e Ramës do të përndjekë e survejojë opozitën apo do të kërcënojnë e godasë qytetarët;
ii) largim nga pushteti me votën e lirë e të ndershme, përmes ndryshimit të Kodit Zgjedhor, dhe
iii) ndëshkim përmes një procesi penal model dhe/ose eventualisht arratisje nga vëndi për të mbetur një individ apartid azilkërkues, duke cliruar njëkohësisht drejtësinë nga diktati i krimit, mafies dhe Ramës.
Opozita duhet ti bëjë të qartë shqiptarëve dhe ndërkombëtarve se fund i tmerrshëm do të jetë proporcional me bëmat e Ramës dhe represionin e policisë e kërcënimet e bandave të krimit. Po ashtu Ramës i duhet bërë e qartë se gjithe pasuria e tij e paligjshme, në formë pronash apo pasuri bankare të fshehura në llogari off shore do të konfiskohet e gjitha, për të mos e lejuar atë të vazhdojë të tallet me shqiptarët edhe pas largimit nga pushteti apo arratisjes nga vëndi. Po ashtu të gjithë bëmat e tij e të ministrave të tij do të ndëshkohen rëndë. www.syri.net/

TË NGJASHME