Finlanda dhe Estonia të parat në BE për arsim, Shqipëria e 51-të

Finlanda dhe Estonia janë midis vendeve më të mira në BE për arsim, sipas renditjes të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Singapori është renditur si udhëheqësi global...

Finlanda dhe Estonia janë midis vendeve më të mira në BE për arsim, sipas renditjes të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Singapori është renditur si udhëheqësi global në testet PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëar të Studentëve), një standard për të krahasuar aftësitë e 15 vjeçarëve në fusha si shkenca, matematika dhe leximi.

Estonia është e para në BE për shkencë, në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, mbrapa Japonisë dhe Singaporit të cilat kryesojnë tabelën. Finlanda renditet e pesta.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve është “një studim i cili synon të vlerësojë sistemet e arsimit anembanë botës duke testuar aftësitë dhe njohuritë e studentëve 15 vjeçarë”.

Ushtrimi kryhet çdo tre vjet për të përcaktuar trendet. Studimi i publikuar bashkon të dhënat nga 2015 periudhë kur gjysëm milion studentë nga 72 vende u testuan.

Estonia dhe Finlanda janë gjithashtu midis pesë më të mirave në BE për matematikë, së bashku me Hollandën, Danimarkën dhe Slloveninë.

Por edhe këtu, ngelen mbrapa Japonisë, Kinës dhe Singaporit, i cili sërish është në krye të listës.

Për lexim, Finlanda është ndër të parat në BE, e katërta në tabelë, ndjekur nga Irlanda dhe Estonia. Sigurisht që në krye në rang botëror është sërish Singapori.

Midis të tjerash për tu shënuar në renditjen PISA:

  • Mal i Zi regjistroi numrin më të lartë të mungesave apo ikjes nga mësimi nga të gjitha vendet e vlerësuara, me 59.6 përqind të studentëve që pranonin se kanë ikur nga orë mësimi brenda dy javëve përpara testit PISA. Italia mbante vendin e dytë me 55.2 përqind.
  • PISA ka gjetur në mënyrë konsistente së në të gjitha vendet e testuara vajzat performojnë më mirë se djemtë në lexim. Por, midis 2009 dhe 2015 hendeku është shkurtuar me 12 pikë mesatarisht, si rezultat i përmirësimit të djemve në lexim dhe përkeqësimit të vajzave.
  • Djemtë kanë tendencë të dalin më mirë në matematike se vajzat, por në nëntë vende, vajzat dalin më mirë se djemtë, përfshi këtu Finlandën, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë.

Në renditjen e përgjithshme në PISA, Shqipëria mban vendin e 51 nga 70 vende të testuara. Shqipëria, sipas OECD bën pjesë në ato vende ku performance e studentëve më të mirë është nën mesataren e OECD dhe ajo e nxënësve më të këqinj është mbi mesataren e OECD për atë kategori.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

Kategori
ArsimiBotaKryesoreLajmet e FunditVendi

TË NGJASHME