“Europa për Qytetarët”, programi i BE do drejtohet nga ministria e Kulturës

Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për programin duke ftuar përfaqësuesit e bashkive , operatorët kulturorë dhe ente publike...

Programi i Bashkimit Europian “Europa për Qytetarët” nisur nga ky vit do drejtohet nga Ministria e Kulturës.

Programi “Europa për Qytetarët” kontribuon në të kuptuarit e qytetarëve me historinë e BE-së, të diversitetit, për të nxitur qytetarinë europiane dhe për të përmirësuar kushtet për pjesëmarrje qytetare dhe demokratike.

Ai synon të kontribuojë në ndërgjegjësim të kujtesës, historisë dhe vlerave të përbashkëta evropiane, duke promovuar mundësi për angazhim shoqëror, ndërkulturor dhe për vullnetarizëm.

Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për programin duke ftuar përfaqësuesit e bashkive , operatorët kulturorë dhe ente publike të marrin pjesë në një sesion informimi për mënyrat e aplikimit në këtë program.

Sesioni i informimit do të mbahet në datën 8 shkurt 2018, nga ora 12:00-16:00 në sallën UNESCO, Muzeu Historik Kombëtar.

Burimi: ATSH

TË NGJASHME