Edlira Çepani për vdekjen e gruas shtatzënë: Sistem shëndetësor i ndyrë e gjakatar.

Ngjarja e ditës së sotme (16 shtator 2015) ka shkaktuar mjaft reagim në opinionin publik. Aktivistja Edlira Çepani ka reaguar pas ngjarjes dramatike ku një grua 35-vjeçare ka ndërruar jetë...

Ngjarja e ditës së sotme (16 shtator 2015) ka shkaktuar mjaft reagim në opinionin publik.
Aktivistja Edlira Çepani ka reaguar pas ngjarjes dramatike ku një grua 35-vjeçare ka ndërruar jetë së bashku me fëmijën që do të sillte në jetë në maternitet

Përmes postimit të saj në Facebook ajo ka shprehur indinjatën e saj për rastin në fjalë duke kërkuar që të gjithë zyrtarët përgjegjës të japin dorëheqjen:

Statusi i plotë i Edlira Çepanit në Facebook:

Nje nene me femijen e saj 9 muajsh ne bark ka vdekur sot ne mengjes, pasi e kane sorrollatur gjithe naten nga nje spital ne tjetrin, pasi mjeket thuhet se nuk e kane marre seriozisht (ndoshta sepse ishte nga rrethinat e Tiranes, ndoshta ngaqe s’kishte leke…) e mbi te gjitha ngaqe spitali nuk kishte oksigjen, kirurgu ishte vonuar 2 ore, urgjenca ishte mbyllur, etj, etj… Nje nene qe jetonte me shpresen e bukur se do te sillte ne jete nje femije, beri brenda nates xhiron e 3 spitaleve ku me siguri e trajtuan si qen (dhe mos guxoje njeri te me kundershtoje ne faktin se ne spitalet tona e ne cdo institucion ku shkon per te zgjidhur ndonje hall, te trajtojne si qen!!), luftoi me gjithe shpirt, luftoi sa mundi, por nuk ia doli! Ajo vdiq dhe sistemi e mundi! Pervec doreheqjes se TE GJITHE drejtuesve te ketij sistemi te kalbur, zhdukjes nga ekrani dhe nga politika te gjithe atyre qe kane kontribuar ne kalbjen e tij per 25 vjet dhe denimit maksimal te gjithe atyre qe neglizhuan detyren, TE GJITHE duhet te reagojme per kete gje, pa pritur qe neser te na vije rradha neve!! Sepse sado leke te keni, sado te lidhur me politiken te jeni, sado dokumenta jashte te keni, askush nuk shpeton dot nga urgjenca!! Dhe te pakten ne raste urgjence, te gjithe perplasemi me kete sistem shendetesor te ndyre gjakatar qe po vret njerez me keq se nje lufte!!! Nese nuk mendojme per te tjeret, le te ulemi nje sekonde dhe te mendojme per veten!

Kategori
KryesoreLajmet e FunditShëndetësiaVendi

TË NGJASHME