Edi Rama kërkon “ndihmën” e Opozitës që t’a rrezojë me dhunë

Nga Alban Daci Çdo pushtet apo lider ka piken e nisjes, piken e ngopjes dhe derdhjen. Derdhja eshte simbolika e fundit dhe nenkupton largimin nga skena politike. Ne vende...

Nga Alban Daci

Çdo pushtet apo lider ka piken e nisjes, piken e ngopjes dhe derdhjen. Derdhja eshte simbolika e fundit dhe nenkupton largimin nga skena politike. Ne vende demokratike e normale kjo e fundit ndodhe natyrshem per shkak te votes se qytetareve dhe zgjedhjeve te lira. E theksoj me zgjedhje te lira e demokratike.

Po çfare po ndodhe me Ramen? Rama kerkonte te vinte me çdo kushte ne pushtet ne 2013 dhe per ta realizuar kete duhet te munde Berishen, nje lider shume i forte e me lidership “hard power”. Ishte krijuar bindje tek e Majta dhe tek Rama se Berisha eshte i pamposhtur. Keshtu Rama vendosi te bej pakt me “Djallin” per te fituar pushtetin. Munde te konsiderohet marreveshja e pare e qarte mes politikes e botes se krimit per te marr pushtetin. Me thirrjen e Rames u bashkuan rreth tij te denuar, trafikante e te inkriminuar per ta ndihmuar kete qe do te merrte pushtetin! Po çfare interesi kishin ata? Do te kishin garancite e paprekshmerise dhe do te kishin te drejte te kontrollin territoret te patrazuar ne bizneset e tyre te ligjshme ose jo.

Dhe ne fakt Berisha ne 2013 u mund, por nuk u mund nga Rama. Ai u mund nga vetja, koha e gjate ne pushtet dhe nga bashkepunimi me LSI-ne. Madje kjo e fundit eshte arsye me e forte perse humbi Berisha, sepse tek qytetaret dhe tek demokratet e thjeshte u krijua bindja qe: Berisha vete nuk ben korrupsion, por per pushtet mbron ata qe çdo dite vjedhin popullin me “bllok ne dore”.

Edhe pse Berisha u mund nga keto dy faktore, Rama e kishte bere tashme gabimin e tij, sepse e kishte firmosur kontraten me “Djallin”, boten e inkrimimuar e disa prej tyre i kishte tashme ne krahe te djathte ne forumet drejtuese te PS-se, ne grupi Parlamentar te PS-se dhe ne Komisione Parlamentare shume te rendesishme. Ata ishin aty dhe tashme sipas kontrates kerkonin privilegjet e merituara, sepse Ramen e kishin bere Kryminister.

Ne dy zgjedhjet pasuese, vendore te 2015 dhe parlamentare te 2017, PS-ja dhe Rama i fituan zgjedhjet pikerisht nga “Djalli”, e keqja ose “malavita”. Kultivimi masive i hashashit nuk ka qene dhe nuk mund te konsiderohet asnjehere si i rastesishem, ai ishte pjese e klauzolave te kontrates per pushtet ne 2013. Po efektet e kultivimit ishin katastrofike per zgjedhjet e lira, demokracine dhe lirite e qytetareve. Kultivimi i hashashit beri me te forte lidhjen e botes kriminale me territorin, stimuluan me shume tendencen e tyre per te kontrolluar çdo gje, çdo forme te ushtrimit institucional dhe te organeve te sigurise. Ngjarjet dhe skandalet ne vazhdim e vertetuan me se miri kete.

Me zgjedhjet vendore te 2015, kontrata e Rames me “Djallin” u perserit, por kete here me klauzola me te forta kunder Rames dhe ne favor te “Djallit”. Keshtu shume femije te “Djallit” u bene edhe kryetar bashkie duke qene te paret e zones qe perfaqesonin te keqen dhe duke kthyer dhune e terror ne territor.

Rama tashme i lodhur, pa frymezim dhe i merizitur me pushtetin kerkon ne heshtje te largohet, por ai vete nuk mund ta bej nje gje te tille, sepse ai eshte ne sherbim te “Djallit” dhe ky i fundit nuk e leshon ate. Pra, Rama eshte nje Kryeminister dhe nje lider i marre penge per shkak te kontrates te firmosur me “Djallin” ne 2013, 2015 dhe 2017.

Gjithashtu, Rama ben pjese tek ata lider te forte qe edhe largimin e kerkon te dhunshem dhe po ashtu edhe vete largimin kerkon ta fuse ne histori si nje ngjarje jo te zakonshme.

Ka disa sinjale qe Rama po kerkon ndihmen e Bashes dhe te PD-se qe ta largojne me dhune. Sinjale te qarta jane dy te fundit: ofendimi i drejteperdrejte qe i beri PD-se duke e konsideruar “shtepi publike” dhe po ashtu udhetimi i tij me charter private per te pare nje ndeshje futbolli dhe ne fund me bere nje foto me Ronaldon. Me provokimin e pare ju tha demokrateve qe ju s’keni gjake, sepse nese keni duhet te me rrezoni dhe me te dytin u tha shqiptareve, mos me lejoni me te jem Kryeminister, sepse une nuk jam me vetvetja dhe as juve nuk ju perfaqesoje duke ju lene ne vaferi.

Pse Rama kerkon largimin e tij me dhune? Po sepse me zgjedhje ai nuk largohet kurre. Femijet e “Djallit” kane nen kontroll çdo cep te territorit te Shqiperise dhe jane te gatshem me para te ardhura nga bota e krimit t’i blejne shqiptaret dhe t’i manipulojne zgjedhjet sa here qe duan. Pra, “ata” i thone Rames t’i vazhdo si Kryeminister, zbato kontraten, sepse me zgjedhjet merremi ne, siç u moren ne 2015 dhe ne 2017.

Rama kerkon te largohet nga pushteti, por e din se me zgjedhje te lira ai nuj largohet, sepse per shkak te kontrates me “Djallin” i ka prish ne themel zgjedhjet e lira.

Rama kerkon te largohet nga pushteti, por vete nuk mund ta bej, sepse eshte peng i “Djallit” dhe e vetmja rruge eshte qe te provokoje qytetaret dhe PD-ne qe ta largojne me dhune e keshtu justifikohet para “Djallit”.

Provokimet e Rames per dhune ne fakt jane sinjale qe ai kerkon ndihme per tu larguar. Rama sot e derisa te largohet, ai do e provokoje çdo dite PD-ne dhe qytetaret derisa ta largojne ate me dhune./www.opozita.com/

TË NGJASHME