Demagogjitë nuk votohen!

Klodian Tomorri i përgjigjet Andi Bejtes/ Lexova nje shkrim te kolegut Andi Bejtja, qe kritikonte Lulezim Bashen se pse nuk e mobilizoi opoziten dje ne Parlament per te votuar...

Klodian Tomorri i përgjigjet Andi Bejtes/

Lexova nje shkrim te kolegut Andi Bejtja, qe kritikonte Lulezim Bashen se pse nuk e mobilizoi opoziten dje ne Parlament per te votuar nismen e Levizjes Socialiste per Integrim per koncesionin e laboratoreve.

Besoj se mendimin qe opozita duhet te jete shume me teper aktive ne Parlament e ndan nje pjese e madhe e opinionit publik. Por ne kete rast akuzat ndaj saj jane te padrejta.

Amendamenti i propozuar nga kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, ne rastin me te mire ishte nul, ndersa ne skenarin me realist ai eshte nje akt i pazbatueshem.

Se pari koncesioni i laboratoreve nuk ekziston. Nje ligj, kontrate apo koncesion qe nuk ekziston nuk mund te amendohet. Eshte e pamundur teknikisht.

Se dyti, menyra se si ishte formuluar amendamenti ishte e gabuar. Formulimi ishte qe fondet e parashikura per koncesionimin e laboratoreve alokohen ne programe te tjera. Ky formulim praktikisht definanconte teresisht sherbimin laboratorik ne vend edhe sikur ai te mos jepej me koncesion. Pra ai i hiqte fondet laboratoreve edhe po te mbeteshin ne administrim shteteror sic jane sot.

Deputetet e Partise Demokratike qe ishin ne salle, 25 ne total, e votuan amendamentin. Por edhe ata ishin te vetedijshem se kane votuar nje nonsens.

Nese LSI do te donte me te vertete te bllokonte transferimin tek privatet te sherbimit shteteror laboratorik ka nje rruge tjeter. Ajo eshte avancimi ne Parlament i nje moratoriumi qe bllokon cdo koncesion per nje periudhe nje vjecare, ose te pakten deri pas zgjedhjeve te vitit te ardhshem.

Dhe LSI e ka mundesine qe t’i imponohet aleatit te saj ne qeveri, Partise Socialiste per kete ceshtje. Nese Partia Socialiste nuk do e pranonte nismen, atehere kjo duhet te shoqerohej me pasoja me te medha.

Ne thelb, kjo eshte nje nisme fiskale. Kur partite qe bashkeqeverisin kane mosmarreveshje per politiken fiskale, atehere koalicioni bie automatikisht. Nje koalicion mund te kete ndasi per politika apo ceshtje te caktuara. Por kur ka divergjenca per politikt fiskale dhe buxhetore, nuk ka me maxhorance. Qeveria bie.

Kjo eshte rruga per te bllokur koncesionin e laboratoreve apo cdo koncesion tjeter. Cdo veprim tjeter eshte thjesht demagogji elektorale. Dhe demagogjite nuk mund te votohen. Aq me teper nga nje opozite.www.citynews.al/

Kategori
PolitikëShëndetësia

TË NGJASHME