Bushati: Traktati i miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, një lajm i mirë për rajonin

Kryediplomati shqiptar,  Ditmir Bushati, ka përshëndetur nënshkrimin e traktatit të miqësisë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social facebook, ministri i Jashtëm, shprehet se nënshkrimi...

Kryediplomati shqiptar,  Ditmir Bushati, ka përshëndetur nënshkrimin e traktatit të miqësisë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social facebook, ministri i Jashtëm, shprehet se nënshkrimi traktatit të miqësisë, është një lajm i mirë për rajonin.

“Nënshkrimi i Taktati të Miqësisë mes krerëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë është moment vërtetë historik. Shqipëria i mirëpret plotësisht gjeste të tilla sa simbolike aq dhe transformuese”, thekson Bushati.

Më tej, ministri nënvizon se “ky është padyshim rezultat i vullnetit të sinqertë të popullit të Maqedonisë dhe qeverisë së saj për ta udhëhequr vendin në drejtimin e duhur. Ne vlerësojmë këtë arritje që mbështetet edhe ne kontributin e vazhdueshëm me kah europian të shqiptarëve të Maqedonisë dhe faktorit politik shqiptar atje”.

Bushati shpreh përgëzime për të dy qeveritë për vendosjen e këtij modeli për bashkëpunimin dhe marrëdhënien e fqinjësisë së mire në rajon./ATSH

Kategori
RajoniVendi

TË NGJASHME