BSH, rregullore për të forcuar qeverisjen e bankave

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregullore të reja për të forcuar qeverisjen e bankave dhe pavarësinë e strukturave të kontrollit. Projekt-rregulloret kosistojnë në forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, duke propozuar...

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregullore të reja për të forcuar qeverisjen e bankave dhe pavarësinë e strukturave të kontrollit.

Projekt-rregulloret kosistojnë në forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, duke propozuar që kryetari i Komitetit të Kontrollit brenda bankës të jetë detyrimisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues.

Njëkohësisht, anëtarët e Komitetit të Kontrollit mund të jenë njëkohësisht edhe anëtarë të Këshillit Drejtues.

Banka e Shqipërisë gjithashtu ka propozuar disa ndryshme në rregulloren për parimet bazë të drejtimit të bankave dhe të emërimit të administratorëve të tyre.

Ndërkohë, ndër kriteret për emërimin e administratorëve të bankave, veç atyre të natyrës etike dhe profesionale, shtohet edhe një dispozitë e veçantë: bankat duhet të vërtetojnë se administratori i propozuar nuk ka kredi me probleme./ATSH

Kategori
Ekonomi & Tatime

TË NGJASHME