BSH ndërhyn në tregun e brendshëm valutor

Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e blerjes së valutës gjatë vitit 2017 në përputhje me vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare për të blerë valutë...

Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e blerjes së valutës gjatë vitit 2017 në përputhje me vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare për të blerë valutë nga bankat e nivelit të dytë me objektiv rritjen e rezervës valutore.

Sipas BSH-së gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, janë organizuar 2 prej ankandeve të publikuara për 18 milionë Euro në total.

Sipas ekspertëve bankar, qëllimi kryesor i rezervës valutore është pikërisht mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj. Gjithashtu, rezerva valutore mund të përdoret në raste të luhatjeve të forta në kursin e këmbimit, të cilat mund të përbëjnë shqetësim për stabilitetin makroekonomik të vendit.

Por, Banka e Shqipërisë synon ta zmadhojë këtë rezervë, edhe në shërbim të objektivit të stabilitetit të sistemit financiar. Ky vendim ka ardhur si rezultat i euroizimit të lartë të sistemit financiar dhe, në veçanti, nga rritja e ndjeshme e depozitave në euro gjatë dy viteve të fundit.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë ka planifikuar të blejë deri në 56 milionë euro gjatë këtij viti, me qëllim rritjen e rezervës valutore. /ATSH

TË NGJASHME