Bisede me mikun tim Ateist!

Kur ne te vdekshmit e kemi mundesine te imagjinojme te pavdekshmen dhe te pafundmen, atehere logjikisht kjo nenkupton se ajo ekziston

Isha ne nje bisede te kendshme me nje mik shume te mire, goxha te ditur dhe ateist.

‘Nuk ka Zot, miku im,- me thote ai. Zotin e krijoi njeriu per shkak te frikes nga vdekja. Krijuam nje Krijues per te mos vrare njeri-tjetrin. Paniku dhe frika nga vdekja mund te na shtinin te veteasgjesoheshim qe ne gjeneze. Ndaj edhe te diturit bene kompromis me friken e tyre dhe injorancen e te shumteve duke vendosur qe te Krijojne nje Krijues, per te patur kuptim edhe vendosja e rregullave te lojes. Shpetuam. Sepse Krijimi i Krijuesit ishte shkaku arbitrar per vendosjen e rregullave te lojes, e me tutje u mesuam me to, e mund te japim edhe jeten per to pa patur nevoje per Krijuesin. Prandaj edhe Iluministet Franceze na bene thirrje ti rikthehemi arsyes. Njerezimi e kishte kuptuar rendesine e rregullave te lojes, keshtu qe mund edhe ta nxirrte Krijuesin nga loja, duke mbajtur vec rregullat.’

Shume interesante kjo menyre te menduari e mikut tim.

Me zhyti ne mendime.

Ai vazhdoi me pas duke me qesharakezuar cdo feste fetare, te cdo feje. ‘Festat jane rituale qe i vlejne turmes per lavazh truri. Ritualet ne bashkesi jane si frymemarrja per njeriun. Pa rituale vdes bashkesia, vdes edhe feja. Kemi krijuar Krijuesin, e fill pas tij krijuam edhe Legjendat rreth tij. Dhe besojme e festojme mbi Legjenda te pabesueshme, per tu siguruar se Zoti ekziston. Sa me te pabesueshme Legjendat, aq edhe me e besuesheme behet ekzistenca e Zotit. Loja e Paradokseve.’

U mendova gjate mbi cdo fjale te mikut tim.

U mendova thelle.

E them se Vdekja dhe Zoti nuk kane asnje lidhje bashke. Kur ne te vdekshmit e kemi mundesine te imagjinojme te pavdekshmen dhe te pafundmen, atehere logjikisht kjo nenkupton se ajo ekziston. E sigurte eshte se te kufizuarit e kane plotesisht te pamundur te imagjinojne te pakufizueshmen, nese ajo nuk ekziston. Do te pyesnim natyralisht, po si mundemi ne te imagjinojme Perbindesha e Bukuri qe nuk i kemi pare kurre? Si mundemi ne me imagjinaten tone te bejme shpikje e zbulime te jashtezakonshme? Epo ndoshta ekzistojne… Ndoshta te gjitha fantazite tona ekzistojne. Ne dimensione te tjera. Ne mundemi ti shohim vetem nepermjet endrrave, delireve, marrezive, skizofrenise, dhuntive, talenteve, gjenialitetit, etj. Edhe Zotin ne mundemi ta gjejme vetem nese e kerkojme nepermjet Besimit. E Besimi nuk eshte siguri. Asnjehere nuk mundet te jete siguri. Besimi eshte shteg, udhe, kerkim. Sigurine e gjejme vetem nese mberrijme ne Destinacion. Destinacioni yne qe na takon me Zotin kalon detyrimisht nga vdekja. E vdekja eshte si mbyllja e syve. Ndodh e quhet mbyllje sysh. Por simbolikisht eshte mbyllje sysh per nje udhetim nderdimensional. Do te ishte me i frikshem udhetimi nderdimensional me sy hapur, sesa vdekja. Mjafton te kujtojme Perbindeshat e Bukurite qe kane pare mendjet e njeriut neper fantazi, delire e cmenduri, per te kuptuar sesi do te ishte nje udhetim nderdimensional me sy hapur… Vdekja eshte lehtesim, eshte dremitje per kete shtegetim nderdimensional qe na pret te gjitheve pashmangshmerisht. Spartanet jetonin me vdekjen. Trimeria e tyre duhet te kete buruar nga vetedijesimi natyral per lehtesimin qe na sjell vdekja. Ndaj edhe them se vdekja nuk ka pike lidhje me Zotin. Ajo vetem sa na lehteson pershkimin e kalimit tone drejt Tij. Ndaj edhe une mendoj se ne bejme mire qe ne kemi fuqine e feve dhe besimeve fetare nder ne qe na ushqejne nevojen per Zotin ne rastin me te mire, e kujtesen rituale per Te, ne rastin me te keq. Bejme shume mire. Po c’vlere kane dyshimet e arroganca jone per ti dhene vetes autoritetin per te percaktuar ‘ngjarjet e besimit’ si te paverteta??? Ushqejme veteautorizim per te zhbere ‘ngjarjet e besimit’…. Harrojme se ne vete jemi plot pavertetesi brenda nesh. A nuk kemi ne nje Identitet te fshehur brenda nesh, e nje krejt tjeter jashte nesh? A nuk e Projektojme ne Identitetin tone jashte nesh, plot kujdes e rafinim??? Pse te tjeret jashte nesh duhet te besojne qe ne jemi te vertete??? Me identitetin jashte nesh, ne kemi krijuar dike tjeter qe bashkejton me ne e qe na ben te besueshem per te tjeret… Atehere pse nje ngjarje e besimit duhet dyshuar per vertetesine apo natyren e saj hyjnore, thjesht dhe vetem se ne nuk e kemi pare te ndodhe??? Po a nuk jemi ne ata qe besojme tek ‘ngjarjet moderne’ te cilat i shohim te ndodhin cdo dite??? Po, ne jemi. Ne besojme tek Christiano Ronaldo dhe Lionel Messi, sepse i shohim. Por harrojme se ata, qe te jene aq magjepses per syte tane, kane ekipe te tera qe i krijojne. Pra ata nuk jane. Jane te tjere qe i krijojne. Ne besojme tek Madona, Al Pacino, De Niro… I shohim, u vleresojme talentet. I adhurojme, i besojme. Harrojme se per ta eshte nje industri e tere qe punon. Besojme tek Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, etj, etj… Dhe harrojme se ajo cka ata jane ne te vertete eshte krejt ndryshe nga ajo qe ne njohim. Pra ne besojme tek e paverteta qe te tjere kane krijuar per ne. Atehere, pse kaq dyshues ne tek ngjarjet e besimit??? Pse tek ngjarjet e besimit, ne e ngreme dyshimin sa nje mal per te zbuluar se kush na e ka krijuar kete te pavertete, nderkohe qe cdo dite besojme lumenj me te paverteta??? Mos ndoshta ngjarjet e besimit jane pasqyra e ndergjegjes ku ne shohim veten??? Them se po. Them se tek ngjarjet e besimit neve rrezikojme te grishtim ndergjegjet tona, ndaj edhe i dyshojme ose anashkoalojme. Harmonia jone e hipokrizise, na con ne absurditete te pafundme perditesore, ndersa perpiqemi te gjejme pakuptueshmeri dhe mosvertetesi tek ngjarjet hyjnore. Jemi te trishte ne paradokset ku jetojme. Kjo eshte arsyeja pse une i dua keto besimet fetare. I dua sepse ma grishtin ndergjegjen. Nuk kam asnje frike te perballem me ndergjegjen time. Kesisoj, riperseris: Zoti eshte Krijuesi yne.

TË NGJASHME