Athina i kthen përgjigje të fortë Erdogan

Zyra e Kryeministrit Grek lëshoi ​​një deklaratë të fortë të dielën në mbrëmje duke iu referuar një “rruge të rrëshqitshme dhe të pakuptimtë të sulmeve provokuese”, në përgjigje të...

Zyra e Kryeministrit Grek lëshoi ​​një deklaratë të fortë të dielën në mbrëmje duke iu referuar një “rruge të rrëshqitshme dhe të pakuptimtë të sulmeve provokuese”, në përgjigje të komenteve të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan rreth dy rasteve që përfshinin ushtarë grekë dhe turq.

Erdogan kishte lëshuar akuza kundër Greqi-së dhe Bashkimit Evropian se kanë bërë presion për kthimin e dy ushtarëve grekë që janë në paraburgim turk që nga kalimi i kufirit turk një muaj më parë, duke vënë në dukje se Ankaraja është ende në pritje të kthimit të tetë ushtarëve turq që ikën nga një tentativë grusht shteti pothuajse dy vjet më parë dhe po kërkojnë azil në Greqi.

“Nuk bëtë asgjë për ata terroristë, nuk i thatë asgjë për ta z. Tsipras”, tha Erdogan duke iu drejtuar zyrtarëve të BE, duke iu referuar  tetë ushtarëve turq, ekstradimin e të cilëve Ankara-ja e ka kërkuar në mënyrë të përsëritur por është refuzuar nga Gjykata Supreme e Greqisë.

Zyra e Alexis Tsipras u përgjigj menjëherë se “Greqia është një shtet i së drejtës dhe ka një kryeministër që respekton dhe pranon procedurat e drejtësisë greke, jo një sulltan që do të ishte në gjendje të jepte premtime për vendimet e drejtësisë”.

“Në qoftë se Presidenti Turk kishte diçka për të thënë për çështjen e tetë ushtarëve turq, ai pati rastin ta thoshte atë privatisht Kryeministrit Grek dhe publikisht gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë. Sot ai zgjedh të vazhdojë një rrugë të rrëshqitshme dhe të pakuptimtë të sulmeve provokative, duke balancuar dy raste tërësisht ndryshe “.

“Nëse ai dëshiron të jetë kreu i një shteti të qeverisur nga ligji, ai duhet të japë shpjegime për arsyen pse Turqia ende mban në paraburgim dy oficerë ushtarakë grekë që nuk kanë bërë asgjë më shumë se të kalojnë në tokën Turke me disa metra ndërsa ata po kërkonin kalime të paligjshme “, thuhej në deklaratë./ekathimerini

 

TË NGJASHME