Arian Galdini “mbron” rrjedhjen e votave te deputeteve te PD per Ruçin!

Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini, i cili eshte njekohesisht edhe aleati i Lulzim Bashes, ka reaguar sot ne facebook lidhur me rrjedhjen...

Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini, i cili eshte njekohesisht edhe aleati i Lulzim Bashes, ka reaguar sot ne facebook lidhur me rrjedhjen e votave te deputeteve te PD ne favor te Gramoz Rucit.

Duke bere ironi me idene e mbajtur gjalle deri para pak ditesh prej Edi Rames por edhe prej vete PD, per mundesine e bashkeqeverisjes PS – PD, Kryetari i LDE Galdini, shprehet se fakti qe Rucit i kane mbetur vetem 3 vota nga PD, eshte lajm i mire.

Qe prej marreveshjes se 17 – 18 majit Rama – Basha, ka qene pothuajse nje teze e pranuar gjeresisht nga zyrtare te larte te PD, se pas 25 qershorit do te kishim nje Koalicionin te Madh PS – PD.

Galdini tregohet sarkastik kur shkruan se Ruci mund te kishte mare edhe 43 vota nga PD. Ja edhe statusi i plote ne facebook i Arian Galdinit: Habitem pse kaq shume zhurme per 2 apo 3 vota kaqoldeputetesh te PD, per Gramoz Rucin… Deri para pak ditesh, Gramozi dhe Edi Rama shpresonin per 43 vota nga PD…. Fakti qe i kane ngelur 3 eshte shenje e mire…

Kategori
Vendi

TË NGJASHME